Maj 24, 2020 | Sunday

440 mijë qytetarë ndoqën aktivitetet online të Javës së Evropës

Një shifër rekord prej 440 mijë qytetarësh i ndoqi aktivitetet tona online të Javës së Evropës, përmes faqeve në Facebook të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Shtëpisë së Evropës në Kosovë.

Nga 9-15 maj 2020 e kremtuam virtualisht Javën e Evropës/Ditën e Evropës me performanca, trika magjie, eksperimente shkencore, muzikë, aktivitete për fëmijë etj.

Për kremtimin e Evropës, neve na u bashkuan Sislej Xhafa, Dafina Zeqiri, Arta Jashari, Erix Logan, Piero Mazzocchetti, Petrit Çeku, Aleksandar Vukosavljeviq dhe shumë artistë të tjerë.

Këtu mund të gjeni dhe t’i shijoni sërish të gjitha videot e aktiviteteve online të Javës së Evropës/Ditës së Evropës 2020.