Shkurt 2, 2022 | Wednesday
“Toka”, organizatë jofitimprurëse për zhvillimin e të rinjve, prej vitit 2017 po zbaton me sukses programin Vullnetarizmi Edukativ, duke zhvilluar shkathtësitë e të menduarit kritik, komunikimit dhe lidershipit, të të rinjve të Kosovës, si dhe të mësimdhënësve dhe mentorëve.
Për të mësuar më shumë rreth programit Vullnetarizmi Edukativ të mbështetur nga BE, intervistuam Hatixhe Zekën, menaxhere e projektit.
H. Zeka: Vullnetarizmi Edukativ nisi në vitin 2017 dhe është një nga programet më të mëdha të TOKA-s. Nga viti 2020 ky program po mbështetet nga BE-ja. Vullnetarizmi Edukativ është qasje pedagogjike që integron edukimin joformal, të nxënit përmes përvojës, qytetarinë aktive dhe vullnetarizmin. Metodologjia e Vullnetarizmit Edukativ mund të zbatohet në klasë ose jashtë shkollës, si aktivitet jashtëshkollor.
Nëpërmjet kësaj qasjeje, të rinjtë zhvillojnë shkathtësi të reja si të menduarit kritik, komunikimi, udhëheqësia, puna në grup, zgjidhja e problemeve. Ata kontribuojnë duke zbatuar projekte të Vullnetarizmit Edukativ në komunitet – ku trajtojnë problemet reale dhe i trajtojnë ato probleme duke e përfshirë komunitetin e tyre në iniciativat e tyre. Nga ana tjetër, mësimdhënësit dhe mentorët mësojnë metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ, një qasje inovative në arsim, e cila ka dhënë rezultate të shkëlqyera në vende të ndryshme të botës.
Projekti Vullnetarizmi Edukativ synon të fuqizojë të rinjtë në kuptimin që ata të jenë qytetarë aktivë dhe jo pasivë ndaj rrethanave përreth tyre. Ata përpiqen të sjellin ndryshime në komunitetet e tyre dhe të fitojnë shkathtësi dhe njohuri të reja gjatë këtij procesi.
H. Zeka: Vullnetarizmi Edukativ është program i mirënjohur dhe shumë vende e kanë përfshirë këtë metodologji në arsimin e tyre formal për shkak të përfitimeve të shumta. Vullnetarizmi Edukativ është i ngjashëm me skautët, por është më i strukturuar dhe përfshin shkollat, mësimdhënësit dhe qeverisjen lokale ose qendrore. Duke qenë se synimi i TOKA-s është të përshpejtojë ndryshimet sociale në Kosovë duke investuar në rininë e saj – ne kemi parë se ky model është i shkëlqyer për ta arritur misionin tonë. E kemi përshtatur programin duke bashkëpunuar me një organizatë partnere nga Rumania, e cila e filloi zbatimin e metodologjisë së Vullnetarizmit Edukativ në vitin 2000 dhe ka shumë përvojë në këtë fushë. Në vitin e parë të projektit, ata na ndihmuan me trajnimet dhe aktivitetet dhe na mbështetën në çdo fazë të projektit.
H. Zeka: Meqenëse Vullnetarizmi Edukativ përfshin kryesisht mësimdhënësit, mentorët, të rinjtë dhe qeverisjen lokale dhe qendrore, këto target grupe kanë aktivitete të ndryshme.
Aktivitetet kryesore për mësimdhënësit dhe mentorët janë trajnimet për metodologjinë e Vullnetarizmit Edukativ për zbatimin e programit gjatë vitit shkollor. Pasi mësimdhënësit dhe mentorët (të rinjtë mbi 18 vjeç, siç janë studentët) të kenë kryer trajnimin, ata kthehen në komunitetet e tyre dhe hapin një klub me të rinj nga komuniteti ose shkolla e tyre, dhe fillojnë takimet javore, të paktën për një vit akademik. Përveç takimeve javore me të rinjtë, mësimdhënësit dhe mentorët duhet të zbatojnë të paktën një projekt të Vullnetarizmit Edukativ me bazë në komunitet.
Përveç trajnimit, mësimdhënësit kanë mundësi të tjera për ngritjen e kapaciteteve, si për shembull dizajnimi i moduleve me aktivitete të të nxënit përmes përvojës për arsimin formal, pjesëmarrja në Konferencën e Vullnetarizmit Edukativ në Kosovë ose jashtë saj, realizimi i shkëmbimeve ose vizitave studimore jashtë vendit për të bashkëpunuar me kolegët e tyre nga vende të tjera, si dhe rrjetëzimi dhe shkëmbimi i përvojave me të tjerët.
Nga ana tjetër, aktivitetet kryesore për të rinjtë (e mitur) (ose siç i quajmë ne Super Vullnet) janë aplikimi për të qenë anëtar i një klubi për të paktën një vit shkollor, duke pasur mundësi të jenë pjesë e kampeve verore dhe duke marrë pjesë në hartimin dhe zbatimin e një projekti të Vullnetarizmit Edukativ në komunitet. Veç kësaj, të rinjtë mund të realizojnë vizita mjedisore (shëtitje nga Gërmi, liqenin e Badovcit) ose kulturore në Prishtinë (të shohin një film ose të shkojnë në teatër, në filharmoninë e Kosovës etj.), për t’i ekspozuar dhe thelluar njohuritë e tyre mjedisore dhe kulturore.
Aktivitetet që lidhen me qeverisjen lokale dhe qendrore fokusohen në avokimin dhe promovimin e Vullnetarizmit Edukativ dhe mbështetjen e këtij programi. Vitin e kaluar, Presidentja e Kosovës i përkrahu mësimdhënësit që kanë qenë pjesë e trajnimit të Vullnetarizmit Edukativ 2021, duke i vizituar dhe përgëzuar për punën që po bëjnë. Nga ana tjetër, Ministri i Arsimit hapi Konferencën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ në dhjetor 2021 duke e përkrahur në formë pozitive këtë program që ndikon në sistemin arsimor të Kosovës.
Gjithashtu, TOKA vazhdon të bashkëpunojë me disa komuna. Ato kontribuojnë me ndarjen e lajmeve në lidhje me thirrjet e hapura për t’iu bashkuar programit të Vullnetarizmit Edukativ ose me dhënien e mbështetjes për klubet e Vullnetarizmit Edukativ dhe alokimin e fondeve për projektet e Vullnetarizmit Edukativ.
H. Zeka: Çdo vit, programi i Vullnetarizmit Edukativ përfshin rreth 500 të rinj dhe trajnon rreth 50 mësimdhënës dhe mentorë. Vetëm këtë vit kemi afërsisht 35 klube në 15 komuna. E gjithë puna që bëjnë mësimdhënësit dhe mentorët e të rinjve është vullnetare.
Ky numër na tregon se të rinjtë duan të jenë pjesë e kësaj lloj iniciative dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre. Gjithashtu, angazhimi i tyre nuk është vetëm për një javë ose dy, por angazhohen për të paktën nëntë muaj – çka është fantastike!
Për më tepër, matjet tona na tregojnë se të rinjtë që janë pjesë e programit kanë më shumë gjasa të angazhohen në iniciativa të tjera vullnetare të organizuara nga OJQ të tjera ose qeverisjet lokale. Këto të dhëna na tregojnë se përmes programit të Vullnetarizmit Edukativ ata kanë rritur vetëdijesimin për vullnetarizmin mes bashkëmoshatarëve të tyre duke marrë pjesë në iniciativa të ndryshme vullnetare.
H. Zeka: Definitivisht që po, do të thosha. Mendoj që projekti ka ndikuar në shumicën e të rinjve që ishin pjesë e programit për promovim dhe avokim. Kjo mund të shihet në raste të ndryshme – kur vëllezërit e motrat e tyre i bashkohen programit më vonë, ose kur shihet përfshirjet e ndryshme të alumni-ve në lëvizje të tjera, p.sh. udhëheqja e protestave ose pjesëmarrja në forume të ndryshme për të drejtat e njeriut; ose kemi shembuj të alumni-ve që janë bërë drejtues të klubeve të Vullnetarizmit Edukativ pasi i kanë mbushën tetëmbëdhjetë vjeç – duke hapur klube në komunitetet e tyre, sepse duan që të rinjve të tjerë t’u japin një shans të përjetojnë të njëjtat gjëra që ata i kanë përjetuar kur ishin anëtarë të klubit.
Këto fakte dëshmojnë se Vullnetarizmi Edukativ ka ndikuar tek të rinjtë, dhe po e shohim se si çdo vit ky ndikim po zgjerohet nga një i ri tek tjetri.
H. Zeka: Të zgjerojmë Vullnetarizmin Edukativ në komuna dhe shkolla të tjera dhe të përpiqemi të përfshijmë sa më shumë të rinj të tjerë. Një tjetër plan afatgjatë esencial është vazhdimi i integrimit të Vullnetarizmit Edukativ me arsimin formal.