Janar 30, 2022 | Sunday
Eliona Qerimi nga qyteti i Vitisë, është e diplomuar në Shkenca Politike dhe e pasionuar pas politikës dhe shkencave sociale. Eliona së fundmi është përzgjedhur si një nga dhjetë anëtarët e gjeneratës së dytë të Ambasadorëve të Rinj Evropian. Si Ambasadore e Re Evropiane, përpos fushave si mbrojtja e mjedisit, fuqizimi i të rinjve, feminizmi dhe të tjera, Eliona synon të shërbej në fushën e diplomacisë, duke e përdorur atë si instrument për të fuqizuar të rinjtë në të ardhmen.
Tregimet e saj për aktivizmin social, luftimin e pabarazisë dhe temave tjera me interes publik, fillojnë në një moshë të re. Si 14 vjeçare, Eliona nisi të merrej me aktivitete të ndryshme që kishin për qëllim mbrojtjen e mjedisit, siç ishte edhe aktiviteti i pastrimit të shkollës së saj i iniciuar dhe organizuar nga ajo.
Por mbrojtja e mjedisit nuk është tema e vetme për të cilën angazhohet Eliona në mënyra të ndryshme. Ajo po ashtu është një feministe, dhe beson në të drejta të barabarta gjinore duke avokuar vazhdimisht.
Eliona po ashtu vazhdon të jetë aktive në aktivitete të ndryshme, forume rinore, trajnime, konferenca programe vullnetarizmi dhe të tjera. Për momentin ajo është pjesëtare e disa organizatave por më aktive në organizatën Up To Youth të mbështetur nga USAID, ku përmes kësaj organizate zbatojnë aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim fuqizimin e të rinjve dhe gjithëpërfshirjen e grupeve të cenueshme në shoqëri.
Tregimin i inkurajon të rinjtë që të jenë sa më aktiv, të sfidojnë veten dhe aftësitë e tyre, pasi që sipas saj nuk ka asnjë metodë për të të qenë i suksesshëm pa provuar dhe u sfiduar.
Për të kuptuar më shumë rreth Ambasadorëve të Rinj Evropian klikoni këtu