Korrik 29, 2016 | Friday
EUICC në Prishtinë ka mbajtur ngjarjen “Shtëpia e Hapur, Ha dhe Pi Shëndetshëm: Për Ju, Për Mjedisin”, në korrik për të përfunduar fushatën dy-mujore “BE ka të bëjë me Qëndrueshmërinë e Mjedisit”. Aktiviteti filloi me prezantimin e Samir Shahinit, menaxher programi në Partneriteti i Ideve, në lidhje me projektin e tyre “Mbështetja Vullnetare për Familjet e Shëndetshme në një Mjedis të Shëndetshëm” e pasuar nga prezantimi i drejtpërdrejt i metodave të gatimit organik me receta inovative.
Projekti Partneriteti i Ideve thekson një nga objektivat e tyre të shumta, luftimin e sfidave mjedisore në komunitetet pakicë në Kosovë. Ky projekt i veçantë është përqendruar në Fushë Kosovë dhe Janjevë duke punuar me komunitetet shqiptarë, turk, romë, ashkali dhe egjiptianë për të siguruar mbështetje për projekte të ndërmarrjeve sociale të tilla si kultivimi i ushqimit organik për ushqim dhe të ardhura, si dhe realizimin e një studimi të fizibilitetit në lidhje me përdorimin e biogasit. Si pjesë e projektit, anëtarët e komunitetit kanë kultivuar perime siç janë lakra jeshile (një super-ushqim që më parë nuk ka qenë në dispozicion në Kosovë), domate, speca, patëllxhanë dhe sallatë të gjelbër nga farat e sjella nga vullnetarë nga Evropa dhe SHBA-të. Familjet pastaj kanë pasur mundësinë t’i shesin prodhimet e tyre për fitim, ose t’i mbajnë rendimentet për të siguruar ushqimin e familjes. Përderisa projekti kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e familjeve rreth jetesës dhe të ushqyerit e shëndetshëm, veçanërisht në lidhje me fëmijët, qëllim më i gjerë është sigurimi i qëndrueshmërisë përtej periudhës së grantit, pasi që gratë, fermere të reja, janë në gjendje të sigurojnë ushqim për familjet e tyre me kopshtet e komunitetit.
Pas prezantimit nga Z. Shahini, studiues i shëndetit global dhe të ushqyerit, Rina Dula, prezantoi aspektet e mbajtjes së një diete të ekuilibruar, të ndërgjegjshëm për mjedisin, duke përfshirë receta për përgatitjen e ushqimeve të shijshme dhe të shëndetshme. Znj. Dula ka përgatitur ushqime me përbërësit lokal drejtpërdrejt për të ftuarit që morën pjesë në mësimin e gatimit, duke shtruar pyetje rreth faktorëve ushqyes të përbërësve dhe metodat e përdorura. Znj. Dula theksoi se Danimarka, vendi ku ajo jeton dhe studion, konsiderohet si vendi më ekologjik në Evropë dhe mund të jetë model për vendet e tjera evropiane që aspirojnë për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre mjedisore, në veçanti duke përmirësuar qasjen në përbërësit cilësor nga burimet lokale.