Mars 19, 2016 | Saturday

Integrimi i perspektivës gjinore dhe përfshirja gjinore në politikat e BE-së

Barazia gjinore është një ndër parimet dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian. Kjo daton që nga viti 1957, kur parimi i pagesës së barabartë për punë të barabartë u bë pjesë e Traktatit të Romës. Arritjet e Bashkimit Evropian në nxitjen e barazisë gjinore kanë bërë përmirësime në jetën e shumë qytetarëve evropianë.

Edhe pse pabarazitë janë ende të pranishme, BE-ja ka shënuar disa përparime gjatë dekadave të fundit në fusha të tilla si legjislacioni për trajtim të barabartë, integrimi gjinor (integrimi i perspektivës gjinore në të gjitha politikat e tjera) dhe masa specifike për përparimin e grave.

Integrimi gjinor u miratua si qasje zyrtare e politikave për barazinë gjinore në Bashkimin Evropian dhe shtetet e tij anëtare në Traktatin e Amsterdamit (1997). Shtetet e reja anëtare kanë qenë të detyruara të miratojë  integrimin gjinor si kusht për anëtarësim në BE. Megjithatë, pavarësisht nga ky miratim, vazhdon të ketë konfuzion të konsiderueshëm sa i përket asaj se çfarë është integrimi gjinor,  teksa ka pasur edhe zhvillim jo të barabartë në aprovimin e mjeteve për integrim gjinor. Mjetet e integrimit gjinor përfshijnë statistikat e ndara sipas gjinisë, buxhetimin gjinor dhe “parashikimin”. Më shpesh, integrimi gjinor përdoret si një mjet për të kaluar në politikë tjetër ose dorëzohet në kuadër të një politike tjetër (integrim). Pavarësisht këtyre dobësive në praktikë, artikulli konstaton se integrimi gjinor ka potencial të konsiderueshëm si një strategji transformuese.

Mund të vërehet inkurajim në tendencat e pjesëmarrjes më të lartë të grave në tregun e punës, duke siguruar kështu edukim dhe trajnim më të mirë për këto gra. Megjithatë, tregu i punës mbetet me mangësi gjinore dhe gratë janë ende të mbipërfaqësuara në sektorët me pagesa më të ulëta dhe të nënpërfaqësuara në pozita vendimmarrëse.

Një numër i dokumenteve strategjike për barazi gjinore përgatitet çdo vit nga Komisioni Evropian dhe institucionet e tij. Strategjia për barazi  në mes të grave dhe burrave përfaqëson programin e punës së Komisionit Evropian mbi barazinë gjinore për periudhën 2010-2015 dhe përfshin një kornizë gjithëpërfshirëse për të promovuar barazinë gjinore në të gjitha politikat e saj për ndjekjen e prioriteteve të mëposhtme:

• pavarësi e barabartë ekonomike për gratë dhe burrat;
• paga të barabarta për punë me vlerë të barabartë;
• barazi në vendimmarrje;
• dinjitet, integritet dhe fund i dhunës me bazë gjinore;
• promovim i barazisë gjinore përtej BE-së;
• çështje horizontale (rolet gjinore, duke përfshirë rolin e burrave, legjislacioni dhe mjetet qeverisëse).

 

Një dokument tjetër i rëndësishëm është edhe Strategjia 2020 e Evropës e cila bazohet në prioritetet e Kartës së Grave dhe në përvojën e Udhërrëfyesit për barazi midis grave dhe burrave.

“Raporti për të ardhmen e barazisë gjinore në BE”, i publikuar në qershor të vitit 2015 nga Komisioni Evropian/Drejtorati i Përgjithshëm për Drejtësi dhe Konsumatorë (Barazi Gjinore), i cili rezultoi si pjesë e një procesi më të gjerë konsultimi me palët e interesuara nga Forumi për të Ardhmen e Barazisë Gjinore në Bashkimin Evropian, identifikon elementet e rëndësishme për vizionet për një Bashkim Evropian me gjini të barabartë, si dhe prioritetet dhe sfidat për të arritur në fakt një Bashkim Evropian me gjini të barabartë.

Pavarësisht të gjitha dokumentevestrategjike për fuqizimin e mbështetjes për barazi gjinore, Komisioni Evropian thekson se për të siguruar përparimnë fushën e barazisë gjinore duhet të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e ndryshme dhe palët aktive të interesit  në barazinë gjinore – qeveritë e vendeve të BE-së , Parlamentin Evropian, organizatat partnere shoqërore, shoqërinë civile, organet e barazisë, organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë e BE-së.