Shtator 20, 2024 | Friday

25 vjetorin Dogana e Kosovës e shënon me arritje historike

Ky vit shënon 25 vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës. Përmes projekteve të ndryshme gjatë këtyre viteve, BE-ja në Kosovë ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për Doganën e Kosovës si në drejtim të ngritjes së kapaciteteve ashtu edhe me mbështetje të drejtpërdrejtë për përmirësimin e operacioneve të përditshme. 

Më 1 gusht, Dogana e Kosovës shënoi një moment historik duke arkëtuar mbi 1 miliard euro të hyra. Dogana e Kosovës ia atribuon këtë rekord të ri një kombinimi të faktorëve, duke përfshirë: përmirësimin e procedurave doganore; zbatimin e sistemeve dhe teknologjive të reja për thjeshtimin dhe përshpejtimin e proceseve doganore; luftën kundër kontrabandës dhe shmangies nga tatimet; promovimin e transparencës institucionale dhe rritjen e vetëdijësimit të publikut dhe edukimit të banorëve dhe bizneseve për rëndësinë e respektimit të ligjeve doganore. 

Asistenca teknike e financuar nga BE-ja ‘Mbështetje për Zbatimin e Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë’ po ofron mbështetje të konsiderueshme për Doganën e Kosovës në fushat e reformave legjislative, përmirësimit të procedurave doganore dhe ngritjes së kapaciteteve.