Tetor 31, 2016 | Monday
Nga Dinka Živalj, Zëdhënëse /Këshilltare për komunikim në Zyrën e BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesi special i BE-së
Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe themel i një shoqërie moderne demokratike. Edhepse e mbrojtur nga shumë marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare, shoqëritë moderne nuk duhet t’a marrin këtë liri si punë të kryer dhe duhet të vazhdojnë të punojnë çdo ditë për të siguruar që qytetarët ushtrojnë të drejtën e të shprehurit lirshëm.
Për Bashkimin Evropian, liria e të shprehurit është e drejtë themelore, veçanërisht duke siguruar që ata të cilët synojnë t’i bashkohen familjes evropiane përkrahin këtë të drejtë për të gjithë qytetarët e tyre.
Përkrahja e lirisë së të shprehurit nënkupton angazhim për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë politike. Prandaj, asnjë vend nuk mund t’i bashkohet BE-së pa garantuar se liria e të shprehurit është një e drejtë themelore e njeriut (e përcaktuar në Nenin 49 të Traktatit të Lisbonës ) dhe BE-ja është e vendosur për të përkrahur kandidatët dhe kandidatët potencialë në zbatimin e rregullave dhe standardeve në përputhje me politikat e BE-së në këtë fushë para se të bëhen anëtarë të BE-së.
Që nga viti 2009, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së ka zbatuar një numër të projekteve me qëllim të rritjes së cilësisë së lirisë së shprehjes dhe të promovimit të mediave të pavarura si shtyllë për zhvillimin e një shoqërie demokratike në Kosovë.
Disa nga këto projekte përfshijnë:
Për më tepër, për të diskutuar sfidat me të cilat ballafaqohen mediat në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, Komisioni Evropian organizoi një seri të konferencave ‘Speak Up!’ në Bruksel në vitin 2011, 2013 dhe 2015. Këto konferenca mbledhin gazetarë, analistë të medias, vendimmarrës nga vendet e zgjerimit, autoritete dhe ekspertë nga organizatat ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare të angazhuar për promovimin e lirisë së shprehjes për të diskutuar arritjet dhe sfidat e vazhdueshme. Ato gjithashtu rezultojnë në projekte vijuese për vendet pjesëmarrëse.
Sa është e përhapur liria e të shprehurit në shoqërine kosovare sot? Kosova, së bashku me shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor të cilat kanë nisur rrugën evropiane, së pari duhet t’i përshtat reformat legjislative dhe të ndërtojë kapacitetin e institucioneve për të mbështetur sundimin e ligjit i cili kontribuon në lirinë e të shprehurit. Çdo ndërhyrje në këtë sistem ligjor është e papranueshme; sfidat ekonomike për mediat, duke përfshirë mosmarrëveshjet e pronësisë dhe mungesën e konkurrencës paraqesin një sfidë; dhuna ndaj shtypit, qoftë në formë të ngacmimit ose kërcënimeve, është e papranueshme.
Mediat të cilat veprojnë pa ndërhyrje politike janë pikënisje për tu siguruar që qytetarët kanë qasje në informacion dhe shumë aktorë janë në gjendje t’a flasin atë që e mendojnë në lidhje me tema të ndryshme. Në mënyrë të vecantë, gjatë procesit të Dialogut të Stabilizim-Asociimit për Drejtësi, Liri dhe Siguri që u zhvillua në Bruksel vitin e kaluar, BE-ja inkurajoi përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës për themelimin e komisionit të pavarur për media bazuar në procedura të drejta dhe transparente, si dhe të sigurojë qëndrueshmëri atagjate financiare për Radio Televizionin e Kosovës në mënyrë për të ruajtur standardet e larta profesionale dhe për të siguruar pavarësinë e tij. Që kjo te ndodhë, qytetarët duhet të kuptojnë të drejtën e tyre për tu shprehur lirshëm dhe për të pasur qasje në informacione, pavarësisht nga paragjykimet politike. Për t’a mbështetur këtë, Bashkimi Evropian ka përgaditur një udhëzues për përkrahjen e BE-së në lidhje me lirinë e medias dhe integritetin e medias në rajonin e zgjerimit, 2014-2020, mbështjetjen e shoqërisë civile dhe institucioneve në përmirësimin e vetëdijes për të drejtat e qytetarëve.
Nuk ka dyshim që liria e të shprehurit vlen jo vetëm për të shprehurit dhe shpërndarjen e të dhënave dhe ideve me ndikim pozitiv, por gjithashtu i referohet zbulimit të informacioneve që mund të kenë reagim publik negativ. Kjo është një pikë e rëndësishme për të kuptuar që; liria e të shprehurit përfshin të gjitha llojet e të të shprehurit. Qoftë ajo perspektivë mbi mediat,artin apo fetare, me të cilën jo çdo qytetar i një shoqërie mund të pajtohet apo të ketë të njejtën perpektivë. Respektimi apo lejimi i perspektivave të ndryshme është pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike dhe diçka që duhet të mbështetet nga institucionet ligjore.
BE-ja dhe partnerët e saj në Kosovë vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të promovuar lirinë e të shprehurit dhe lirinë e medias, për të promovuar të drejtat dhe përgjegjësitë e gazetarëve dhe të zhvillojnë profesionalizëm, përgjegjësi dhe respekt mbi etikën në mesin e komunitetit të medias në Kosovë.