Nëntor 21, 2016 | Monday
Spitali publik internestik dhe spitali kirurgjik i Prishtinës janë shumë më të përgaditur për dimrin e ardhshëm. Izolimi i jashtëm termik, dritaret dhe dyert e reja, çatia e papërshkueshme nga uji janë disa nga masat për efiçiencë energjetike të implementuara përmes projektit të financuar nga BE-ja “implementimi i masave për efiçiencë energjetike në shkollat dhe spitalet e Kosovës”. Punët në dy skemat e fundit, këto dy spitale, kanë përfunduar në gusht 2016.
Qëllimi i këtij projekti të rëndësishëm, i cili filloi në fund të vitit 2012 ishte implementimi i masave për energji efiçiente në 63 shkolla ekzistuese nëpër komuna të ndryshme të Kosovës dhe 2 spitale në Prishtinë. Masat për efiçiencë energjetike promovojnë përdorimin më racional të energjisë dhe fokusohen në përmirësimin e izolimit të ndërtesës (siç është izolimi i jashtëm termik i ndërtesave, ndërrimi i dritareve dhe dyerve të jashtme, izolimi i çatisë me materiale termike dhe të papërshkueshme nga uji , etj.); ngrohje, sistemet e energjisë dhe ndriçimit, sistemet e kontrollit të ventilimit dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, siç janë panelet solare për prodhimin e ujit të ngrohtë.
Në anën tjetër, objektiva e këtij projekti ishte matja dhe monitorimi, për një periudhe një vjeçare, i implementimit të masave për efiçiencë të energjisë në ndërtesat e shkollave dhe spitaleve. Matjet e auditimit të energjisë në 53 shkolla treguan se ka përfitime të mëdha të natyrës mjedisore dhe ekonomike, siç është kursimi i konsiderueshëm vjetor i energjisë për një mesatare prej 62%, reduktimi i emetimit të dioksid karbonit për 60% e cila u arrit me Periudhën e Kthimit prej 7.26 viteve për masa të efiçiencës energjetike.
Këto shkolla dhe spitale më parë ishin konsumatorë të mëdhenj të energjisë dhe kishin mungesë të kushteve elementare të komoditetit. Masat e implementuara të efiçiencës energjetike kanë përmirësuar dukshëm shëndetësinë, komoditetin dhe produktivitetin e shkollave, ambientin e të mësuarit dhe cilësinë e ajrit brenda spitaleve.
Reduktimi i konsumit të energjisë dhe përdorimit të lëndëve djegëse në këto ndërtesa do të mbështesë drejtpërdrejt Kosovën në implementimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë dhe përmirësimin e politikave për energji të ripërtëritshme të energjisë. Zbatimi i masave të identifikuara do t’a mbështesë drejtpërdrejt Qeverinë e Kosovës në arritjen e qëllimit për kursim të energjisë për 9% deri në vitin 2018.
Shuma totale e investimeve për këtë projekt është afërsisht 17 milion €.
Luigi Brusa
Shef i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë