Qershor 6, 2017 | Tuesday
Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe efiçienca e energjisë do të jenë në qendër të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë, të organizuar nga Zyra e BE-së/PSBE-së. Kjo iniciativë do t’i bëjë bashkë përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë për ta ngritur vetëdijen për temat e ndryshimeve klimatike përmes një varg ngjarjesh, përfshirë ekspozitat, diskutimet në tryeza të rrumbullakëta, shfaqjen e filmave, garat në vizatim/xhirim për studentë, etj. Iniciativa e Javës së Diplomacisë së Klimës është themeluar në vitin 2014 nga Bashkimi Evropian dhe synon ta ngritë vetëdijen për ndryshimet klimatike dhe degradimin e mjedisit. Aktivitetet që ndërlidhen me këtë iniciativë do të zhvillohen nga 22 qershori deri më 30 qershor të vitit 2017.