Maj 31, 2018 | Thursday

Gara VELFIE (video selfie) në temën e Arsimit Cilësor

#QualityEducationIs #EUKosovo

Ju lutem përdorni butonin thurje #QualityEducationIs #EUKosovo.

Postoni videon tuaj vetë-frymëzuese. Na tregoni se çfarë është Cilësia e Arsimit për ju. Na jepni sugjerime pozitive për përmirësimin e arsimit në Kosovë. Mund të jetë një tregim i juaji personal, pikëpamja juaj personale ose një dëshirë e juaja. Ne duam të dëgjojmë zërin tuaj, idenë tuaj dhe tregimin tuaj personal.

Të dhëna të përgjithshme

Për këtë garë, ftoheni të postoni në llogarinë tuaj një ‘velfie (video selfie)’ frymëzuese prej 15 sekondash. Tri #Velfie – video porosi me numrin më të madh të pëlqimeve kualifikohen në finale dhe juria do të zgjedhë fituesin me mesazhin më të mirë të Velfie. Bëhuni pjesë e garës duke përdorur butonin thurje – hashtag #QualityEducationIs #EUKosovo me porosinë tuaj #Velfie të cilën e postoni në murin tuaj.

Velfie juaj duhet të përcjellë se si e shihni më së miri dhe e dëshironi Cilësinë e Arsimit, si dëshironi që arsimi të jetë në Kosovë. Vendosni në tregimin tuaj çka do që ju bën të buzëqeshni.

Fokusohuni në ndarjen e përvojës suaj nëpërmjet “velfie” tuaj, por po ashtu edhe angazhimin tuaj aktiv dhe diskutimet me kolegët, bashkëmoshatarët lidhur me arsimin në Kosovë.

Ky konkurs do të zhvillohet gjatë dy javëve, 29 maj deri 11 qershor 2018. Në fund të konkursit, tri (3) ‘velfie’ me numrin më të madh të pëlqimeve do të kualifikohen për çmimin përfundimtar për video porosinë më të mirë për Arsimin Cilësor.

Afati i fundit për dërgimin e velfie është ora 17:00, 11 qershor 2018.

Çmimi: 500 €

E drejta e konkurrimit: I hapur për të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 16 vjeç e më lart.

EDUCATION_Velfie_alb3

Shablloni i kushteve

– Konkursi është i hapur për banorët e Kosovës të moshës 16 vjeç ose mbi këtë moshë, përveç punonjësve të Zyrës së BE-së (EUO – EUICC) dhe të afërmve të tyre të ngushtë dhe çdokujt që është i lidhur në ndonjë mënyrë me organizatën apo gjykimin e konkursit.

– Vetëm një aplikim do të pranohet për një person. Aplikimet e shumëfishta nga i njëjti person do të përjashtohen.

– Data e mbylljes për aplikim do të jetë ora 17:00, 11 qershor 2018. Pas kësaj date nuk do të lejohen aplikime në këtë garë.

– Rregullat e garës dhe si të qaseni janë si në vijim:

(Promotori – EUICC – QBEKI)

Promotori rezervon të drejtën të anulojë ose ndryshojë konkursin dhe këto afate dhe kushte pa njoftim në rast të një vendimi të brendshëm ose shkelje të parashikuar të ndonjë ligji apo rregulloreje në fuqi ose ndonjë ngjarje tjetër jashtë kontrollit të promotorit. Për çdo ndryshim në konkurs do të njoftohen pjesëmarrësit sa më shpejt që është e mundur nga promotori.

Fituesi do të zgjidhet:

Në një proces prej dy fazash, të tre kandidatët do të jenë rezultat i një votimi tashmë të njohur me numrin më të madh të pëlqimeve. Fituesi i fundit përzgjidhet nga tre kandidatët më të mirë nga juria që ka caktuar Promotori.

Mesazhet me video do të verifikohen dhe nëse vlerësohen të përshtatshme për konkurrim do të postohen në faqen e facebook-ut të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Promotori rezervon të drejtën të heqë çdo postim ose ngarkim që promotori e konsideron si shkelje ose të papërshtatshme, pa dhënë shpjegim ose njoftim.

Fituesi do të njoftohet me e-mail dhe/ose mesazh të drejtpërdrejtë përmes Facebook menjëherë pas periudhës së përzgjedhjes. Nëse fituesi nuk mund të kontaktohet ose nuk e kërkon shpërblimin brenda 4 ditëve nga njoftimi, ne rezervojmë të drejtën për të tërhequr çmimin nga fituesi dhe të zgjedhim një fitues zëvendësues.

Vendimi i promotorit në lidhje me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me konkursin do të jetë përfundimtar dhe nuk do të paraqitet asnjë korrespondencë.

Duke hyrë në këtë konkurs, një pjesëmarrës dëshmon pajtimin e tij/saj që të zbatojë detyrimet nga këto afate dhe kushte.

Fituesi pajtohet për përdorimin e emrit dhe fotografisë së tij/saj në çdo material publiciteti, si dhe publikimin e tij/saj. Të gjitha të dhënat personale që kanë të bëjnë me fituesin ose çdo pjesëmarrës tjetër do të përdoren vetëm në përputhje me legjislacionin aktual të mbrojtjes së të dhënave në Kosovë dhe nuk do t’i zbulohen një pale të tretë pa pëlqimin paraprak të pjesëmarrësit.