Maj 21, 2018 | Monday

Ramë Lahaj, një tenor i famshëm kosovar i cili është duke pushtuar skenat më prestigjioze të muzikës klasike në Evropë, më 8 maj ka mahnitur edhe audiencën në Prishtinë.

I ftuar nga Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së Nataliya Apostolova, Lahaj ka mbajtur një koncert dhe një pikë muzikore në Prishtinë javën e kaluar gjatë festimeve të Ditës së Evropës.

41989761881_f87ae9e2f3_b (1)

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, më shumë se 500 pjesëmarrës mbetën gojëhapur gjatë koncertit ku Lahaj tregoi karizmën e tij dhe repertorin më të mirë klasik përmes emocioneve të muzikës klasike. Lahaj performoi disa pika muzikore nga Verdi te Falvo dhe Puccini, duke shtuar edhe disa melodi shqipe gjatë koncertit. Audienca e lavdëroi performancën e Ramës dhe e kthyen në skenë disa herë, ndërsa personalitetet kulturore të Kosovës ishin të pranishëm gjatë koncertit dhe e uruan Lahajn për këtë rrugëtim të mrekullueshëm.

41989758301_63b2997c78_b (1)

Të nesermen, Lahaj mbajti një orë muzikore ku i këshilloi dhe trajnoi muzikantët e rinj të Kosovës për një varg shtrirjesh vokale dhe ndau përvojën e tij të bashkëpunimeve me maestro të ndryshëm nga Evropa dhe kontinentet e tjera.

Ramë Lahaj e fitoi garën e mirënjohur Operalia në vitin 2016 të shpallur nga Placido Domingo dora vetë. Performanca e tij përfshin pika nga Edgardo in Lucia di Lammermoor, rolin e Faust in Tel Aviv dhe të Dukes së Mantuas në Rigoletto!

41989759341_f039522a34_b

Projektet e ardhshme 2017/18 përfshijnë rolin e titullit të Faustit në Tel Aviv (rolin dhe debutimin), Duca/Rigoletto në Savonlinna Opera Festival, Finnish National Opera në Helsinki dhe Teatro Municipale di Salerno me Daniel Oren, Concert Tour of South Korea, debutim në Bolshoi në Moskë, Alfredo/La Travita në Opera national de Paris, Duca/Rigoletto në Malmo Opera, Rodolfo/La bohème në Bolshoi Theatre Moscow, Pinkerton/Madama butterfly në Liceun në Barcelonë.

41989756761_5f18a21bc6_b

Koncerti i parë i Lahajt në Kosovë i dha një energji krejtësisht të re aktiviteteve të Ditës së Evropës në Kosovë, të organizuara nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe nga EUICC – Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian.