Gusht 7, 2018 | Tuesday

Me datë 27 korrik, Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Mitrovicë të Veriut organizoi një koncert të muzikës jazz me Milica Dobriq Kuartet.

Përbërë nga muzikantë të rinj dhe studentë të Akademisë së Xhezit në Beograd, Milica Dobriq Kuartet performoi disa këngë klasike të xhezit si “Close your eyes”, “East of the sun” dhe “I didn’t know what time it was”, dhe disa këngë autoriale.

08 (1)

Milica e nisi karrierën e saj në Mitrovicë ndërsa vazhdoi zhvillimin e saj në Beograd, ku edhe performon rregullisht.

“Këtu më pëlqen të performoj. Audienca është gjithmonë e mirë dhe më pret mirë” tregon Milica, duke potencuar faktin se familja dhe shoqëria e saj janë mbështetja më e madhe, dhe se organizimet e tilla gjithmonë sjellin diçka të re në qytet.

13 (1)

Milica Dobriq Kuartet gjithashtu ka performuar në North City Jazz dhe Blues Festival vitin e kaluar. Kësaj here, grupi përbëhej nga Milica Dobriq – vokal, Stevan Miljanoviq në piano, Denis Nikiqiq në kitarë dhe David Gegiq në double bass.

10 (1)

Mbrëmja përfundoi me një performancë surprizë nga Milica dhe mësuesi i saj Petar Rakiq.