Shtator 26, 2018 | Wednesday
KYÇU NË GARË PËR FILM TË SHKURTËR PËR MJEDISIN
Zyra e Bashkimit Evropian dhe Qendra e Informimit dhe Kultures e BE ju fton që të merrni pjesë në garë për filma të shkurtër me fokus në mbrojtjen e mjedisit. #jepimundësigjelbërimit me kreativitetin tënd!
Të drejtë aplikimi kanë:
– Qytetarët e Kosovës, moshat 16-30.
– Nuk kërkohet përvojë e mëhershme në film, vetëm idea dhe dëshira jote për të realizuar një film. Tema e filmave duhet të ndërlidhet me mjedisin në aspektin pozitiv apo negativ dhe të jap një mesazh për këtë çështje. Filmat duhet të realizohen në Kosovë.
– Incizimi mund të bëhet me kamera profesionale, telefon të mençur apo çfarëdo mjeti tjetër elektronik për incizim
– Gjatësia e filmit duhet të jetë prej 30 sekonda deri në 3 minuta.
– Filmin tënd ngarkoje në Vimeo dhe na dërgo linkun e Vimeos në info@euicc-ks.com . Filmi nuk mund të shfaqet askund deri sa të merret vendimi i përzgjedhjes.
– Ngarkoje në Instagram një trailer 15 sekondësh të filmit me hashtag #GiveGreenAChance
Afati për dorëzim: 30 nëntor 2018.
Dhjetë filmat më të mirë do të përzgjidhen nga juria për t’u shfaqur më 14 dhjetor 2018 gjatë ceremonisë së organizuar nga ana e Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian.
Gjatë ceremonisë, juria gjithashtu do ta shpallë fituesin e garës.
Fituesi do të fitojë kamerë profesionale
Kyçu dhe fito një kamerë profesionale!
#GiveGreenAChance #mjedisi #EU #Kosova @euinkosovo