Nëntor 20, 2018 | Tuesday

Prioritetet ekonomike të Bashkimit Evropian shpalosen në Prishtinë nga Javier MENENDEZ BONILLA dhe Christiane WESTPHAL

Prioritetet ekonomike të Bashkimit Evropian në Kosovë janë shpalosur në një panel diskutimi me dy zyrtarët nga Brukseli, Javier MENENDEZ BONILLA nga DG Near dhe Christiane WESTPHAL nga DG Employment.

Diskutimi u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, me datë 19 nëntor.

IMG_9880

Menendez Bonilla gjatë panelit në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë tregoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i ndihmojë prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe se Kosova është pjesë e agjendës ekonomike dhe ndihmohet vazhdimisht nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA), me anë të aplikimit dhe procesit njëjtë me vendet anëtare të familjes së madhe të Bashkimit Evropian.

IMG_9878

Westphal, në anën tjetër, ka përmendur problemin e rrogave në sektorin privat dhe faktin se ende nuk ka mekanizëm që cakton maksimumin dhe minimumin e rrogave në këtë fushë. Ajo megjithatë ka folur mbi potencialin që sheh në fuqinë punëtore në Kosovë dhe ka bërë thirrje për më shumë vende pune dhe mundësi për qytetarët e vendit.

Diskutimi u moderua nga Nora Latifi Jashari – Drejtoreshë e Institutit GAP.

Menendez Bonilla dhe Westphal gjatë qëndrimit në Kosovë janë takuar me përfaqësues të organizatave të ndryshme për të biseduar rreth bashkëpunimeve të mundshme në të ardhmen.

Bashkimi Evropian, në anën tjetër, mbetet donatori kryesor në Kosovë dhe në regjionin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe në fushën e zhvillimit ekonomik.