Janar 8, 2019 | Tuesday

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian e mbyllë vitin 2018-të me plot aktivitete dhe me më shumë vizitorë dhe dukshmëri

Ngjarje të ndryshme kulturore e artistike, ekspozita e panele diskutimi, biseda me artistë, sesione informuese mbi Bashkimin Evropian dhe të tjera aktivitete kanë shënuar 365 ditët e këtij viti në dy qendrat, në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Ekipi i kësaj Qendre bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë janë përkujdesur të sjellin kualitet dhe seriozitet në këto ngjarje, të cilat kanë qenë edukative në fushat e tyre.

41989755841_a54af9fb6c_b-130x90

fotoblog_1

Muajt e parë të vitit ishin të fokusuar në aktivitete për të afruar qytetarin e Kosovës me këto dy qendra.

Në muajin prill u mbajt diskutimi rreth menaxhimit të orkestrave ndërsa filloi edhe Fushata për Arsim Cilësor, e cila përfundoi me 14 qershor të këtij viti. Një muaj më vonë u shpallën edhe fituesit e garës për posterët më të mirë në kuadër të Fushatës.

Në muajin korrik u mbajt paneli i diskutimit rreth lidhjes në mes të artit, kulturës dhe arsimit, moderuar nga Vjosa Berisha – kryesuese e ekipit në Qendrën Informative dhe Kulturore.

42793342221_a3f6b7878c_b

36580443_10155371142401956_4665959376958259200_n

02

Gjatë muajit gusht, arti e kultura erdhën në Qendrën Informative dhe Kulturore në Prishtinë me bisedën artistike me Hana Zeqën – dizajnere e kostumeve. Po këtë muaj, në Qendrën Informative dhe Kulturore në Prishtinë u hap ekspozita e Yll Xhaferit ndërsa në Mitrovicë u mbajt koncerti nga Milica Dobric Quartet.

Diskutimi mbi ligjin për familjen u mbajt në shtator, kur edhe filloi Fushata e dytë, kësaj radhe për Mjedisin. Fushata nisi në Bibliotekën Kombëtare me datë 24 shtator, për të vazhduar deri me 6 dhjetor.

44832574752_4f124f7eaf_b

43971916225_c34798d6d8_z

29946472607_870eb8cb3e_z

Gjatë kësaj Fushate u organizuan aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu garën #InstaGreen, me fotografitë më të mira nga qytetarët në Instagram, të cilët u ftuan të postonin fotografi nga praktikat e mira të mbrojtjes apo ndotjes së mjedisit në Kosovë.

Në tetor u mbajt një punëtori me muzikantin Liburn Jupolli dhe u hap ekspozita nga Rron Qena. Në Mitrovicë, po këtë muaj u mbajt një ligjërat me Aleksandar Dindiq, mbi aktorin e angazhuar në projekte që lidhen më afër me shoqërinë.

Në Gjakovë u mbajt një aktivitet i kësaj fushate dhe afër lumit Krena u vendos një graffiti, duke ngritur vetëdijen e qytetarit për mbrojtjen e ujërave dhe reduktimin e ndotjes së tyre.

42692948_2104168942935684_4425604202391142400_n

42254644_2096076330411612_1072485838123696128_n

Nëntori dhe dhjetori ishin më shumë të fokusuar në Fushatën për Mjedis, e cila përfundoi në fillim të dhjetorit duke qenë e suksesshme dhe duke prekur edhe banorët e qyteteve tjera në Kosovë.

Në këtë link mund të shihni të gjitha ngjarjet dhe të informoheni më shumë për ecurinë e tyre.

Në mesin e ngjarjeve të cilat patën më shumë jehonë ishin ekspozita e artistëve Mjellma Goranci dhe Shqipe Kamberi, ekspozita e Rron Qenës, paneli i diskutimit mbi energjinë efiçiente dhe ngrohjen e kryeqytetit – Prishtinës, lansimi i Pemës së Ndërgjegjësimit në tri qytete të Prishtinës.

IMG_9665

IMG_9752

44718609905_65290c0589_b

45926203772_1cc21224aa_b (1)

Qendra Informative dhe Kulturore, si në Prishtinë ashtu edhe në Mitrovicë të Veriut, do të vazhdojë që edhe në vitin 2019-të të sjellë ngjarje kulturore e artistike, gjithmonë në frymën e Bashkimit Evropian dhe duke promovuar artistët e rinj, iniciativat të cilat i përkrahë vazhdimisht Bashkimi Evropian në Kosovë, por edhe duke nxitur debat të frytshëm dhe të shëndoshë mbi ngjarje të ndryshme në Kosovë.