Janar 21, 2019 | Monday

‘EU gender talks’ fillon me debat dhe me ekspozitë me personat me nevoja të veçanta

Biseda e parë në kuadër të një serie të debateve me titull ‘EU Gender Talks’ u mbajt me 21 janar në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Këto biseda do t`iu japin mundësi njerëzve që përfaqësojnë grupe të ndryshme në Kosovë të flasin për çështje që lidhen me gjininë. Sesionet do të përfshijnë temat si: gratë në politikëbërje dhe marrje të vendimeve, përfaqësimi politik në zgedhje, arritje e barazisë gjinore me anë të arsimit cilësor dhe qasja në drejtësi.

46772502872_08b6422fde_b

Me temën “Gjinia dhe njerëzit më nevoja të veçanta”, biseda e parë bëri bashkë Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen Speciale Nataliya Apostolova dhe Elvana Shalën – Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovë, para një audience e cila provoi të gjente zgjidhje për problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohen çdo ditë ky grup i njerëzve.

Apostolova tregoi se gratë me nevoja të veçanta në Kosovë ballafaqohen me diskriminim të dyfishtë dhe e gjejnë veten para shumë sfidave, dhe kjo dukuri duhet të shqyrtohet në mënyrë institucionale.

32949245528_643c92437e_b

“E drejta e njerëzve me nevoja të veçanta në Kosovë, sikur çdo e drejtë tjetër në Kosovë, vuan nga e njëjta sëmundje: edhepse legjislacioni është vënë në funksion, implementimi i tyre mbetet sfidë, madje edhe në aspektin financiar. Njerëzit me nevoja të veçanta ballafaqohen çdo ditë me diskriminim, mospërfshirje, paragjykime, probleme me sistemin e arsimit, probleme me qasje në hapësira publike dhe në tregun e punës, sa për ti përmendur disa prej vështirësive. Megjithatë, çka ata duan është pranim, të drejta të barabarta dhe mundësi” tha në këtë ngjarje Apostolova.

Elvana Shala, edhe vetë pjesë e komunitetit të personave me nevoja të veçanta, gjatë debatit solli në vëmendje faktin se edhe vetë ka pasur paragjykime nga të tjerët deri në rrugën e saj për tu bërë Ambasadore e Vullnetit të Mirë, pasi ka pasur qasje të kufizuar në disa institucione të Kosovës. Megjithatë ajo nuk është dorëzuar asnjëherë.

31884319047_4197fe823c_b

Gjatë debatit, Ombudspersoni Hilmi Jashari dhe Habit Hajredini nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrisë së Kosovës, u bashkuan me fjalimet e tyre duke ofruar të dhëna se si institucionet po i ndihmojnë personave me nevoja të veçanta.

Pas debatit, Ambasadorja Apostolova zyrtarisht e shpalli të hapur ekspozitën ‘E bukura fillon me ne’ me fotografi nga revyja e modës me persona me nevoja të veçanta e cila u mbajt në majin dhjetor 2018 në Prishtinë.

31884322607_a3d6f02245_o

Eloida Alija është një prej bukurosheve simpatike që është përfshirë në ekspozitë, e lumtur për këtë fakt.