Shkurt 22, 2019 | Friday

‘ICY by Neron’ hapet në EUICC në Prishtinë

Qendra Informative dhe e Kulturës e Bashkimit Evropian në Prishtinë, me datë 20 shkurt mirëpriti ekspozitën e artistit Neron Deshishku.

‘ICY by Neron’ u hap para një audience dhe salle të mbushur plot në EUICC, me fotografi të realizuara nga Neroni gjatë një aksioni humanitar që ai me familjarët dhe me miqtë e tij e organizuan gjatë dimrit, për të ndihmuar fëmijët dhe familjet në nevojë.

52812877_2573290336019968_2015571273760899072_n

Gjatë hapjes së ekspozitës, Vjosa Berisha – Kryesuese e Projektit në EUICC tregoi se kjo Qendër prapë e konfirmon mbështetjen e saj për artistët e rinj por edhe ata më të ndërtuar, dhe se Neroni është një artist i cili nuk duhet neglizhuar por duhet ta ketë hapësirën e tij për shprehjen artistike me anë të fotografisë. Ai ka përfunduar së fundmi studimet në Paris, dhe sipas Berishës, ky ishte momenti i duhur që ai të ekspozonte në kryeqytet.

Fotografi Fahredin Spahija foli gjatë hapjes së ekspozitës dhe e çmoi punën e Deshishkut. Ai tha se Neroni ka një narracion artistik të mahnitshëm.

52532797_612279665876876_7843683869701177344_n

Vetë Neroni tregoi se është i lumtur që me anë të fotografive po tregon se këta fëmijë në nevojë kanë edhe momente të lumtura dhe jo gjithçka është vuajtje dhe dëshpërim në jetën e tyre.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në EUICC në Prishtinë deri me 6 mars.