Shkurt 27, 2019 | Wednesday

EU Inspirational Talks: Roli i gazetarëve në sfidat e shoqërisë bashkëkohore

Qendra e Informimit dhe Kulturës së BE-së në Mitrovicë të Veriut e organizoi gjatë shkurtit ngjarjen ‘EU Inspirational Talks’ me pjesëmarrjen e Tatjana Lazarevic dhe Idro Seferit.

Fokusi i këtij diskutimi ishte roli i gazetarëve në shoqërinë bashkëkohore dhe në sfidat që vijnë me të. Diskutimi shumë i gjallë dhe aktiv kaloi nëpër tema të ndryshme: sfidat e përditshme të gazetarëve, fuqia e medias sot, roli dhe përgjegjësia e mediave, kontrollimi i mediave si dhe ndikimi i mediave dhe gazetarisë në paqen në regjion. Këto çështje ngjallën interesim tek të pranishmit të cilët patën pyetje dhe komente edhe rreth raportimit, lirisë së fjalës dhe shprehjes, edukimit, dhe kërkimit për të vërtetën.

52720953_2142296845813827_351953298388942848_n

Lazarevic tregoi se ‘dy fjalët të cilat nuk i dua në punën time janë Sfida dhe Bashkëkohorja. Sfida është diçka që unë e shoh si një term eufemistik i marrë nga anglishtja biznesore për të treguar në fakt një problem. Planeti ynë, kjo botë dhe komunitetet që jetojnë në të në përgjithësi kanë shumë probleme të cilat duhet trajtuar. Ky eufemizëm është pjesë e orientimit pseudo-pozitivist në kohërat moderne dhe është bërë kaq mainstream saqë ka arritur në atë që quhet post-truth, periudha pas të vërtetës.

Ajo tregoi poashtu se imazhi i botës bashkëkohore është artificial, njëjtë si një fotografi në Instagram e cila kalon në shumë përpunime deri në formën e fundit.

52702658_2313232755368303_5080218035038453760_n

Idro Seferi tregoi se nëse po e bën punën e gazetarit, duhet të jesh insistues dhe i vendosur të shohësh rezultate, sepse përndryshe ka shumë barriera që mund të të ndalin.

“EU Inspirational Talks” ka nisur që nga shkurti në të dyja Qendrat tona, në Prishtinë dhe në Mitrovicë të Veriut. Çdo muaj, njerëz që inspirojnë me tregimet e tyre do të vijnë para audiencës për të shpalosur këto tregime dhe sfida në punë.