Mars 3, 2019 | Sunday
Muaji shkurt ishte muaj mjaft dinamik në Qendrën e Informimit dhe Kulturës së Bashkimit Evropian, në Prishtinë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Me datë 28 shkurt, një diskutim rreth Kodit Civil në Kosovë u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore në Prishtinë.
Alfons Benjamin Lentze – Udhëheqës Projekti – Programi i BE-së për Kodin, Haxhi Gashi – Ekspert Kyç – Programi i BE-së për Kodin Civil, Jadranka Jovinovic – Eksperte – Programi i BE-së për Kodin Civil dhe Edita Kusari nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë diskutuan më shumë rreth Kodit Civil dhe situatës momentale në këtë kod dhe dokument mjaft të rëndësishëm për qytetarin në Kosovë.
Ndryshimet në Kodin Civil duhet të garantojnë të drejta të barabarta për gratë dhe burrat në Republikën e Kosovës sa I përket të gjitha aspekteve të jetës. Ligji për Familje, Ligji për Trashëgimi, por edhe Pronësia e pasurisë dhe aseteve tjera duhet të ofrojnë barazi në të gjitha rrethanat.
Çështja e barazisë në kontekstin shoqëror mund të adresohet përkitazi vetëm nëse ligjvënësit hartojnë dispozita të cilat me Ligj garantojnë këto të drejta të barabarta.
Alfons Benjamin Lentze tregoi se është përgjegjësi e politikanëve në Kosovë dhe një detyrë e tyre që të pranojnë secilën ndërhyrje që organizatat e shoqërisë civile apo qytetarët dëshirojnë ta implementojnë në legjislacion, përfshirë këtu edhe në Kodin Civil.
Haxhi Gashi foli më shumë për Ligjin për Trashëgimi dhe për Ligjin për Familje, dy ligje që janë kontraverze dhe kanë diskutim të madh në shoqërinë civile.
Në këtë tryezë morrën pjesë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.