Mars 8, 2019 | Friday

Zyra e BE-së dhe EUICC shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Për të festuar 8 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe për të reflektuar mbi gratë që i kemi modele të jetës sonë, mbrëmë në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë, me 7 mars, u mbajt një organizim i veçantë në kuadër të ‘EU Gender Talks’.

Organizuar nga EUICC dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ekspozita digjitale u hap në prani të shumë artistëve e qytetarëve të interesuar të cilët edhe u bënë pjesë e ekspozitës me anë të postimeve në Instagram.

53305566_2338566669495909_8681008200985608192_n

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë – Nataliya Apostolova foli para të pranishmëve për rëndësinë e një shoqërie e cila e fuqizon gruan.

“Në prag të festës, duhet të kujtojmë se shoqëritë lulëzojnë kur gruas i jepet mundësi të kontribuojë dhe të inspirojë të tjerët. Bashkimi Evropian i përkrahë gratë e suksesshme, edukimin e gruas, barazinë në pagesën nga puna dhe gruan si vendimmarrëse” tha mes tjerash Apostolova në këtë hapje të ekspozitës.

53637748_2338566676162575_7094260833017921536_n

Ajo falenderoi artistët të cilët u bënë pjesë e ekspozitës digjitale dhe kësaj ceremonie të shënimit të ditës së veçantë për gjininë femërore. Fatmir Spahiu, Besnik Krapi, Fatos Berisha, Zake Prelvukaj e artistë tjerë ishin pjesë e ekspozitës me fotografitë e grave modele në jetën e tyre, të cilat u shfaqën për publikun.

53417238_2338566719495904_555980711853555712_n

“Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë po kontributon në rritjen e numrit të grave modele në Kosovë. Mandati im në Kosovë përfshin edhe objektivat si: zhdukja në tërësi e çdo lloj dhune ndaj femrave, barazia e grave në vendet e punës dhe shërbimet financiare dhe edukimi e arsimimi për të gjitha vajzat dhe gratë, pa diskriminim” tha mes tjerash Apostolova në fjalën e saj.

Gjatë mbrëmjes folën edhe Skender Boshtrakaj – i cili prezantoi punimin e tij mbi gratë e suksesshme kosovare dhe simbolin e njohur ‘Hyjnesha në Fron’, Ariana Qosaj foli më shumë për rëndësinë që gruaja të jetë më e pranishme në jetën politike në vend, dhe Daniel Consentino nga AUK i cili prezantoi pjesë të punimit të tij dhe studenteve të tij nga ky Universitet.

53480627_2338566736162569_6657781062120243200_n