Korrik 17, 2019 | Wednesday
Me 17 korrik, gjatë edicionit të 11-të të Prishtina International Film Festival, u mbajtën bisedat e radhës ‘EU Gender Talks: Because ëe make a difference’, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, kësaj here me fokus në gratë dhe artin e kulturën.
Më shumë se 30 gra artiste të profileve të ndryshme u bashkuan në debatin se sa grave po u jepet hapësirë të zhvillohen dhe të kenë sukses në fushën e artit në Kosovë.
Vjosa Berisha, drejtoreshë e PriFest, ka treguar se filmat më të mirë nga Kosova të cilët kanë qenë pjesë e festivaleve të kategorisë A nëpër botë janë krijuar e realizuar nga gratë, prandaj kjo arritje duhet t’u njihet atyre.
Aktorja Flutra Zymi ka treguar edhe për aspektin politik të infiltruar në jetën kulturore në Kosovë.
Reyes Charle, Këshilltare Gjinore në EUO/EUSR i falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë tryezë duke kërkuar më shumë hapësirë për gratë në art dhe kulturë, më shumë mbështetje morale por edhe financiare.
Zana Hoxha Krasniqi nga FemART dhe Rreze Kryeziu – ligjëruese në Universitetin e Prishtinës poashtu u bashkuan në debatin e radhës.