Korrik 18, 2019 | Thursday
Europe House në Mitrovicën e Veriut ka organizuar bisedën e radhës inspiruese, kësaj here me Milivoje Raicevic, e cila u fokusua në përfitimet e studimit jashtë vendit.
Milivoje është student në Universitetin e Birminghemit në Amerikë, i lindur e rritur në Kosovë. Ai ka një Bachelor në Letërsi dhe Gjuhë Angleze, por interesi i tij në fushën e zhvillimit të komunitetit ka bërë që ai të ketë më shumë përvojë në këtë fushë.
Fuqizimi i komunitetit, zhvillimi i barazisë gjinore dhe sektori joprofitabil janë fusha e tij e zhvillimit.