Shtator 3, 2019 | Tuesday
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj thirrjeje është që t’i identifikojë dhe përkrahë të paktën 10 pilot programe inovative dhe të qëndrueshme të trajnimit për muzikantë të rinj dhe profesionistë në sektorin e muzikës që kanë dimension evropian.
Mësimet e nxjerra nga këto pilot propozime të trajnimit duhet ta përmirësojnë aftësinë e sektorit dhe të kontribuojnë në profesionalizimin e tij. Këto gjetje duhet të përdoren për ta zhvilluar një strategji të integruar për përkrahjen e muzikës për gjeneratën e ardhshme të programeve të financimit të BE-së pas vitit 2020, e cila duhet ta nxisë llojllojshmërinë dhe talentin evropian, konkurrencën e këtij sektori si dhe që qytetarët të kenë më shumë qasje në muzikë në të gjithë diversitetin e saj.
Afati i fundit: 31 tetor 2019 12.00 Bruksel, koha lokale
Këtu gjeni më shumë detaje se si të aplikoni.