Shtator 28, 2019 | Saturday
Në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë/EUSR, Shtëpia e Evropës në Mitrovicën e Veriut organizoi aktivitete të ndryshme në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike.
Në mesin e këtyre aktiviteteve ishte edhe shfaqja e filmit ‘Kokota: The Islet of Hope’. Filmi i shkurtër i fton shikuesit të reflektojnë mbi njerëzit që jetojnë në frontin e ndryshimeve klimatike, dhe tregon se si këta heronj kanë gjetur metoda innovative që të ndihmojnë natyrën në zhvillimin e saj.
Pas shfaqjes së filmit vazhdoi një diskutim me Miran Vatovec nga Zyra e BE-së, rreth përgjegjësisë sonë për ta ruajtur natyrën dhe për të ndikuar mbi ndryshimet klimatike.