Mars 2, 2015 | Monday
Bashkimi Evropian kohët e fundit është duke e kthyer vëmendjen e vet tek numri në rritje i të rinjve në Evropë që nuk po mund të gjejnë punë për shkak të krizës financiare në Evropë. BE-ja po planifikon të sigurojë ndihmë për shtetet anëtare në luftimin e papunësisë së të rinjve duke i ndihmuar ata që braktisin shkollën dhe janë të pakualifikuar që të kthehen në shkollë ose të kryejnë trajnime profesional.
Përveç kësaj, BE-ja është duke i mbështetur shtetet anëtare për të zhvilluar praktikantë me cilësi të larta dhe programe të trajnimeve si një mjet efektiv për rritjen e punësimit tek të rinjtë. Kjo qasje është fokusuar kryesisht në arsimin profesional dhe tranzicionin nga shkolla në punë si dhe pajisjen e këtyre të rinjve me aftësi të duhura dhe përvojën për punësim të qëndrueshëm.
Qëllimi është për të kombinuar veçanërisht trajnimin në vendin e punës dhe kurset e zanatit si një metodë për të arritur aftësitë e reja për tu adaptuar në vende të reja të punës. Kjo metodë e kombinuar është parashikuar për të promovuar parashikimin më të mirë të aftësive që janë të nevojshme në të ardhmen, të zhvilloj aftësi më të mira që përputhen me nevojat e tregut të punës dhe aftësitë e nevojshme, të kapërcej hendekun në mes të botëve të arsimit dhe asaj të punës.
Departamenti i Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjes në Komisionin Evropian ka publikuar një broshurë me informata për “adresimin e punësimit të të rinjve në BE” duke përfshirë edhe shifrat e pjesëmarrjes së të rinjve në tregun e punës:
Duke pas parasysh këto fakte alarmante, Aleanca Evropiane për Praktikantë (EAfA), e koordinuar bashkërisht nga DG për Arsim dhe Kulturë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjen, që ka për qëllim të sjellë së bashku autoritetet, bizneset, partnerët socialë, ofruesit e VET, përfaqësues të rinisë, dhe aktorë të tjerë kyç në mënyrë që të promovojnë skemat të praktikantëve dhe zanatlinjve dhe iniciativa në tërë Evropën me qëllime të artikuluara qartë, siç janë: reforma e sistemeve të proceseve praktikës dhe zanatit, promovimin e përfitimit nga praktika, përdorimin e zgjuar të fondeve dhe burimeve. Megjithatë, suksesi i kësaj iniciative do të mbështetet në angazhimin e partnerëve të saj, sidomos përmes rrjetit të ambasadorëve dhe premtimeve nga ana e palëve të interesuara.