Nëntor 18, 2019 | Monday

Shtëpitë e Evropës në Prishtinë dhe Mitrovicën Veriore hapin Këndet Erasmus+

Shtëpia e Evropës në Mitrovicën Veriore organizoi një seance informative për Programin Erasmus+ për pjesëmarrësit e interesuar për të studiuar jashtë vendit. Seanca dha një përmbledhje të përgjithshme të kritereve të pranueshmërisë dhe procesit të aplikimit. Në seancën informative, të rinjtë patën mundësi të mësojnë për shkëmbimin e studentëve, programet e përkrahjes së mobilitetit, projektet e mobilitetit në fushën e aftësimit profesional, aktivitetet Zhan Mone në Erasmus.

Inaugurimi i Këndit Erasmus+ në objektin e Shtëpisë së Evropës u bë menjëherë pas seancës. Këndi do të jetë i hapur nga ora 10 deri në 12 paradite çdo të martë dhe të enjte për vizitorët e interesuar për mundësitë që i ofron.

I njëjti aktivitet është mbajtur edhe në Prishtinë, në objektin e SHTËPISË SË EVROPËS.  Këndi do të jetë i hapur nga ora 10 deri në 12 paradite çdo të martë dhe të enjte për vizitorët e interesuar për mundësitë që i ofron.

Erasmus+ është programi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për mobilitet i Bashkimit Evropian në fushat e arsimit, aftësimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2014-2020.

Programi ekzistues, si dhe pasardhësi i tij që hyn në fuqi në vitin 2021, luan rol kyç në arritjen e planit për lidhjen e hapësirës arsimore evropiane deri në vitin 2025. Erasmus+ synon ta lehtësojë qasjen në program për pjesëmarrësit nga të gjitha prejardhjet, me përqendrim të veçantë që të arrihen njerëzit me disavantazhe sociale, ekonomike, fizike ose gjeografike.