Dhjetor 18, 2019 | Wednesday
Zyra e BE-së në Kosovë / PSBE dhe Shtëpia e Evropës vazhdojnë të mbështesin dhe promovojnë artistë të rinj premtues të të gjitha mediumeve artistike.
Në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë mirëpritëm studentët e Fakultetit të Arteve në Prishtinë duke shprehur frymëzimin e tyre si pjesë e ekspozitës ‘Unifikimi’.
Nga teknologjia deri te të drejtat e njeriut, nga realizmi deri te nocionet abstrakte, nga portretet deri te koncepti i ikjes së trurit, studentët trajtuan çështje të rëndësishme me të cilat përballen çdo ditë në Kosovë përmes furçave dhe ngjyrave.
Ardrit Lutolli, Engji Jaha, Armansa Pjetrovic, Erita Aliu, Aida Radoniqi, Shkamb Jaka, Drenusha Dalipi, Renea Begolli, Luiza Thaqi, Ulpiana Kurtaj, Artin Ibrahimi dhe Endrit Imeri ishin studentët që morën pjesë në ekspozitë.