Dhjetor 13, 2019 | Friday

Bisedat frymëzuese të BE-së me Ivan Djuric

Shtëpia e Evropës në Mitrovicë të Veriut organizoi bisedim frymëzues për shënimin e Ditës së të Drejtave të Njeriut me Ivan Djuric, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi. 

Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, e themeluar në vitin 2003, promovon pajtimin përmes ndërtimit të lidhjeve midis të rinjve në të gjithë Ballkanin nga grupe të ndryshme etnike, rajone dhe vende. Duke punuar së bashku për të drejtat e njeriut, ata synojnë të krijojnë lidhje që mund të parandalojnë rishfaqjen e konfliktit etnik në rajon. YIHR është një nga marrësit e çmimit të të Drejtave të Njeriut ‘Václav Havel’, i cili nderon veprimin e jashtëzakonshëm të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe jepet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Ky çmim e ka caktuar YIHR-in si udhëheqës të procesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor.

Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e çmimit të të Drejtave të Njeriut ‘Vaclav Havel’ për publikun e gjerë, paragjykimet dhe stereotipat dhe se si rinia ka fuqinë t’i ndryshojë ato, të ardhmen e të drejtave të njeriut dhe, më e rëndësishmja, në procesin e pajtimit në këtë rajon.