Janar 10, 2020 | Friday

Ngjarjet kryesore të vitit 2019 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Viti 2019 ka përfunduar, dhe padyshim është koha për të reflektuar se çfarë u ofroi audiencave Shtëpia e Evropës në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.

Shumë aktivitete, dy fushata të gjera gjatë vitit 2019, ekspozita, promovime librash, shfaqje filmash, dhe diskutime panelesh – BE-ja në këtë mënyrë u afrua më pranë jush në Kosovë.

Jemi duke i përzgjedhur 10 ngjarje që ishin kulmi i vitit që sapo ia dhamë lamtumirën një javë më parë.

 

  1. Hapja e ambienteve të reja të Shtëpisë së Evropës në Prishtinë

  2. Fushata e Kundër Korrupsionit
    Gjatë dhjetorit 2019, Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës organizuan dhe implementuan një fushatë të veçantë për Kundër Korrupsionin. ‘Korrupsioni t’i vjedh ëndrrat’ ishte sllogani i fushatës, kryesisht aktiv në mediat sociale, duke u përpjekur të ngrisim ndërgjegjen se si korrupsioni mund të dëmtojë ëndrrat tona dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.
  1. Bisedime frymëzuese të BE-së – Nevena Bozovic
  2. Ekspozita ‘Vendi im’ nga Zana Ramadani
    Fillimi i shtatorit 2019, Zana Ramadani hapi ekspozitën e saj ‘Vendi im’ në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë. “Prishtina është vendi ku kam lindur dhe jam rritur dhe për më tepër jam ngritur profesionalisht. Ky është vendi im, ashtu si sugjeron emri i ekspozitës. Unë dal në natyrë, bëj shëtitje të gjata dhe më pëlqejnë elemente të ndryshme që më pas vijnë në jetë në këto piktura”, tha Zana gjatë hapjes së ekspozitës.
  1. Fushata për zhvillim ekonomik
  2. Koncert i Olen Cesarit dhe Orkestra Ndërkombëtare Klandestine / pjesë e aktiviteteve të Ditës së Evropës

  3. Ekspozita ‘ICY’ nga Neron
  4. ‘Gruaja’ – ekspozitë nga Mimoza Studenica

  5. Bisedime frymëzuese me Aleksandar Vukosavljevic, kampion në kikboks dhe kategorinë MMA
  6. Paneli, shfaqja e filmit: Lufta në Siri dhe ndikimi i saj në Kosovë u eksplorua përmes filmit