Janar 14, 2020 | Tuesday
Është hapur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë ekspozita e Lorik Sylejmanit dhe Bora Sylejmanit – ‘There’s nothing… more than this’.
Ekspozita përmban punime të artistit dhe mbesës së tij 9 vjeçare. Kjo është ekspozita e parë për vitin 2020 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe rreth vetes mblodhi plot artdashës dhe bashkëpunëtorë të Lorikut.
Bora Sylejmani po debuton kësisoj si artiste e re e cila premton shumë.
Gjatë hapjes së ekspozitës folën dy artistët, Vjosa Berisha nga Shtëpia e Evropës dhe artistja Zake Prelvukaj.
Bashkimi Evropian në Kosovë vazhdon të promovojë dhe t’u japë hapësirë artistëve dhe inspirimeve të tyre artistike.