Mars 11, 2020 | Wednesday
Publikimi ‘Flasin Gratë – Një vit i përkrahjes nga BE për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë’ u lansua në Europe House – Shtëpia e Evropës në Prishtinë.
Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e pranishme në ngjarje foli për gratë dhe për angazhmin e Zyrës së BE-së në Kosovë në fuqizimin dhe mbështetjen ndaj grave.
Gjatë lansimit foli edhe Hilmi Jashari – Avokat i Popullit dhe avokues i të drejtave të njeriut, Annette Fath Lihic dhe Reyes Charle Cuellar nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe Arbër Selmani – autor i publikimit.
Publikimi përmbanë intervista me gratë që ishin pjesë e ‘EU Gender Talks’ gjatë vitit 2019, dhe përmbledhje nga të gjitha projektet e BE-së në Kosovë me fokus barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas. Kopjen e publikimit në gjuhën angleze, shqipe e serbe mund ta merrni në Europe House – Shtëpia e Evropës në Prishtinë. #TalkingWomen #FlasinGratë #ŽeneGovore