Mars 9, 2020 | Monday

Një grua për një grua – Elife Podvorica Jashari dhe Arta Jashari

Kryefjala e muajit Mars është fuqizimi i gruas. Elife Podvorica Jashari dhe Arta Jashari janë shembuj se si dy gra kanë tejkaluar sfidat dhe kanë ndjekur ëndrrat e tyre – performimin në skena të mëdha të botës dhe edukimin e gjeneratave të reja mbi rëndësinë e muzikës klasike.

Të dy gratë e ndanë tregimin e tyre në Europe House – Shtëpia e Evropës, me 6 mars, para një audience e cila u bë pjesë e një udhëtimi prej momenteve më personale e deri tek arritjet muzikore. #Njëgruapërnjëgrua #WomantoWoman #BisedaInspiruese #8Marsi