Gusht 1, 2020 | Saturday

Ekspozita virtuale ‘Artistët në Karantinë’ tregon karantinën e gjashtë artistëve

Më 29 korrik, Shtëpia e Evropës në Prishtinë lansoi ekspozitën virtuale ‘Artistët në Karantinë’.

Kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.

EKSPOZITËN MUND TA EKSPLORONI KËTU

Në këtë ekspozitë prezantohen vepra të cilat janë punuar nga artistët gjatë karantinës. Kjo ekspozitë reflekton mbi gjendjen sociale të një shoqërie në situatë pandemie. Krejt kjo është eksperiencë e re për të gjithë: ndryshimi i normave sociale dhe i ritmit ditor të secilit prej nesh.
Ekspozita do të shpaloset në formatin digjital 360º (shëtitje virtuale – fotografi panoramike interactive 360º), ndërsa nëse Shtëpia e Evropës do të hapet në javët në vazhdim, ekspozita do të jetë e hapur edhe për vizitorë.

Artistët pjesëmarrës:
Artan Hajrullahu
Arbnor Karaliti
Brilant Milazimi
Driton Selmani
Edona Kryeziu
Lorik Sylejmani
Kuruar nga: Engjëll Berisha