Dhjetor 14, 2020 | Monday

Kosova mirëpret një edicion tjetër të Festivalit Evropian të Filmit

Një edicion mahnitës i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë u zhvillua online nga 17 deri më 30 nëntor.

‘Europe House’ në Kosovë, së bashku me ‘Cineuropa’ sollën një varg madhështor të filmave më të mirë të kontinentit.

Shikuesit nga e gjithë Kosova patën rastin që të jenë pjesë e festivalit duke shikuar online dhe falas të gjithë filmat që platforma solli këtë vit.

Festivali online i Filmit Evropian synon të jetë një pasqyrë magjike që ne mund ta përdorim që së bashku ta kalojmë kohën e tanishme sfiduese.

Festivali shfaqë larminë dhe kompleksitetin e kulturës së Bashkimit Evropian përmes programit inovativ të filmit, duke hapur rrugë për marrëdhënie të mëtejshme të frytshme ndërpersonale dhe kulturore.