Shkurt 19, 2021 | Friday

THIRRJET PËR APLIKIME PËR TRASHËGIMI MUZIKORE DHE KULTURORE JANË TË HAPURA!

i-Portunus 2021 – SKEMA E LËVIZJES SE BE-së PËR ARTISTË, KRIJUES, DHE PROFESIONISTË KULTOROR:
THIRRJET PËR APLIKIME PËR TRASHËGIMI MUZIKORE DHE KULTURORE JANË TË HAPURA!

Kush mund të aplikoj?
• kompozitorët, muzikantët, dhe këngtarët, mundësisht në muzikë klasike, xhaz, dhe zhanre muzikore tradicionale
• artistë, krijues dhe profesionistë kulturor aktiv në trashëgiminë kulturore

Për çka mund të aplikoni?
Lëvizshmëri afat-shkurte në kontekst të:
• bashkëpunimit ndërkombëtar
• një rezidence të orientuar drejt prodhimit
• aktiviteteve të zhvillimit profesional
Kur: lëvizshmëria ndërmjet 16 korrikut dhe 30 nëntorit 2021, nëse e lejojnë kushtet.
Kohëzgjatja: ndërmjet 7 dhe 60 ditëve.
Granti maksimal për person: 3.000,00 EURO.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 15 prill 2021.

Për të aplikuar:
Krijo një llogari në my.i-portunus.eu dhe mbush formën e aplikimit online.

INFORMATË E RËNDËSISHME:
Thirrja e parë e i-Portunus për muzikë dhe përkthim letrar është ende e hapur deri me 28 shkurt 2021, përderisa thirrja e i-Portunus për arkitekturë është e hapur deri me 14 march 2021.

Për më shumë informata: www.i-portunus.eu/