Mars 18, 2021 | Thursday

Projekti i muajit: KEEN

Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim (KEEN)

KEEN, një koalicion strategjik i katër organizatave të shoqërisë civile me seli në Kosovë i financuar nga BE-ja që përqendrohet në fushën e arsimit, punësimit dhe politikave sociale, synon t’i shtojë mundësitë e punësimit të grupeve të cenueshme në Kosovë dhe përfshirjes së tyre si në sektorin e arsimit, ashtu edhe në tregun e punës, duke marrë pjesë në vendimmarrje, hartim të politikave dhe monitorim të politikave si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal, dhe duke e lehtësuar dialogun midis institucioneve të arsimit dhe trajnimit dhe bizneseve.

Që nga themelimi në vitin 2016, projekti ka arritur:

T’i përmirësojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në dialogun për politika, zhvillim dhe monitorim
• Më shumë se 65 përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë kanë ndjekur programe trajnimi për ndërtimin të kapaciteteve për pjesëmarrje në politikëbërje, planifikim strategjik, metoda kërkimore, monitorim dhe avokim.
• Më shumë se 20 përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë kanë ndjekur programe trajnimi për ndërtim të kapaciteteve për menaxhim organizativ, prokurim dhe financa.
• Vizitat studimore në vendet e rajonit dhe të BE-së për të mësuar për praktikat e mira të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikëbërje.
• Studimi për pjesëmarrjen dhe ndikimin e organizatave të shoqërisë civile në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes në Kosovë.

Ta mbështesë dhe të kontribuojë në hartimin e politikave/legjislacionit në fushën e arsimit, punësimit dhe komuniteteve
• Mbështetja për MASHT-in në hartimin e Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017 – 2021.
• Mbështetja për ZQM-në/Zyrën e Kryeministrit në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Komunitetit Rom dhe Ashkali në Shoqërinë e Kosovës 2017 – 2021.
• Mbështetja për MPMS-në në hartimin e Strategjisë Sektoriale për Punësim dhe Mirëqenie Sociale 2018 – 2022.
• Mbështetja për MASHT-in në hartimin e Udhëzimit Administrativ për themelimin dhe funksionimin e Qendrave të Mësimit.
• Organizimi dhe mbështetja e më shumë se 65 punëtorive të planifikimit gjatë tërë procesit të hartimit të legjislacionit dhe dokumenteve strategjike në nivel kombëtar dhe lokal.
• Mbështetja për 9 komuna në hartimin e Planeve Strategjike të Arsimit.
• Mbështetja për 6 komuna në hartimin e Planeve Lokale të Veprimit për Përfshirjen e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
• Më shumë se 9 debate publike të organizuara për tema të ndryshme në fushën e arsimit, punësimit dhe përfshirjes së komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Monitorimin e politikave kryesore kombëtare dhe lokale për arsimin, punësimin dhe përfshirjen e komuniteteve
• 3 korniza të monitorimit të hartuara për monitorimin dhe vlerësimin e politikave në nivelin qendror në fushën e arsimit, punësimit dhe përfshirjes së komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
• 15 korniza të monitorimit të hartuara për monitorimin e zbatimit të planeve lokale të veprimit për arsim dhe komunitete.
• 14 raporte të monitorimit të përgatitura në fushën e arsimit.
• 3 raporte të monitorimit të përgatitura në fushën e punësimit.
• 3 raporte të monitorimit të përgatitura për përfshirjen e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
• Mbi 10 nisma të avokimit të zhvilluara dhe zbatuara me sukses.

Për të zbuluar më shumë detaje rreth projektit, kontaktoni në:

Qendra për Arsim e Kosovës / Kosova Education Center (KEC)
Kompleksi i Shkollës “Milleniumi i Tretë”, Rr. “Qëndresa”, nr.48, Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +383 (0) 38 244 257 ext. 148

www.keen-ks.net