Mars 31, 2021 | Wednesday

Shtëpia e Evropës në Mitrovicë të Veriut nikoqire e ekspozitës “Sanatorium”

Nga 30 mars e deri me 30 prill 2021, Shtëpia e Evropës në Mitrovicë të Veriut është nikoqire e ekspozitës së artit digjital “Sanatorium”, të artistit Aleksandar Zdravkoviq.

I lindur në  vitin 1997, Aleksandar Zdravkoviq ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Mitrovicë të Veriut, në departamentin e Dizajnit Grafik, dhe konsiderohet si njëri nga artistët më të talentuar të gjeneratës së tij. Përkundër moshës së tij të re, ai veçse ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita dhe festivale si Bienalja e Grafikës “Bridges” (2019), kolonia e artit e Manastirit të Gradacit (“Ornaments”), “Nomad Fest”, dhe të tjera. Përderisa, punimet e tij kanë lënë gjurmë edhe në industrinë e video-lojërave, në të cilën ai bën ilustrime për video-lojën e famshme “Dota 2”.

Zdravkoviq ka fokusuar krijimtarinë e tij në artin digjital, dhe është eksplorues i formave të artit konceptual, ashtu siç ekspozita “Sanatorium” e tregon. Tetë punimet e tij të artit digjital, kryesisht trajtojnë temat e dashurisë.

Ekspozita është e hapur në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicë të Veriut, dhe mund të vizitohet çdo ditë pune nga ora 9:00 deri në 18:00, gjithmonë duke ju përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore: mbajtjes së maskës dhe distancës.