Korrik 16, 2021 | Friday

Festivali i Filmit Evropian në Kosovë fillon me aktivitete të shumta me 21 korrik

Shtëpia e Evropës në Kosovë ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar rreth Festivalit te Filmit Evropian në Kosovë 2021.

Festivali i Filmit Evropian është ndër ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë Evropiane dhe botërore, që mbahet çdo vit, me traditë 30 vjeçare, dhe mbështetët nga Bashkimi Evropian, e organizohet dhe mbikqyret nga CineEuropa, konventa më e madhe e kinematografisë në Evropë.

Ky edicion është i treti me rradhë me të cilin Kosova i bashkohet kësaj ngjarje të rëndësishme të filmit dhe kulturës Evropiane.

E veçanta e edicionit të sivjemë është se këtë vit do të organizohet gara e filmave të shkurtër lokal si dhe do të ndahen çmime e shpërblime për më të mirët. Do të ndahen 3 Çmime për filmin më të mire, aktorin/aktoren më të mirër si dhe regjisorinë/regjisoren më të mire.

Juria e Festivalit përbëhet nga: Lendita Zeqiraj – Regjisore, Shpat Deda – Producent, Armend Ismajli – Aktor.

Gjatë dy javëve sa do të zgjasë festivali do të shfaqen 10 filma te konkurrencës lokale, dhe 5 filma ndërkombëtar nga platforma gjithperfshirëse e festivalit të filmit europian.

Shfaqje të filmave do të ketë në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, Shtëpinë e Evropës në Mitrovicë të Veriut, kinema të hapur në Gjakovë, Kinoarmata në Prishtinë, si dhe shfaqje të filmave online në faqen e Facebookut të Shtëpisë së Evropës.

Filmat lokal të cilët do të transmetohen janë të listuar më poshtë.

Hapja e festivalit bëhet me datë 21 korrik në Shtëpinë e Evropës, ndërkohë mbyllja dhe ndarja e çimeve me datë 30 korrik në Kinoarmata.

Ky festival i filmit mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe nga CineEuropa.