Tetor 22, 2021 | Friday
Nga 11-17 tetor, zyra e BE-së në Kosovë me qëllim të ndërgjegjësimit mbi sfidat e ndryshimeve klimatike, së bashku me Shtëpinë e Evropës në Kosovë, Ambasadën e Suedisë në Kosovë, Ambasadën e Holandës në Kosovë, OJQ “Let’s Do It Peja” dhe BIRN Kosova, organizuan Javën e Diplomacisë Klimatike 2021.
Në ditën e hapjes së Javës së Diplomacisë Klimatike, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomas Sunjog (Tomas Szunyog), përmes një viode-mesazhi iu drejtua audiencës së Kosovës.
Ndërkohë, objektet e zyrës së BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës në Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut u ndriçuan me ngjyrë të gjelbër.
Më 12 tetor u postua një video në lidhje me ndryshimet klimatike dhe planin e BE-së për trajtimin e kësaj çështje.
OJQ “Let’s do it Peja” organizoi një ekspozitë me rroba të ridizajnuara.
Për të mësuar më shumë rreth Kosovës dhe Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së, u mbajt një panel diskutimi.
Gjithashtu OJQ “Let’s Do it Peja” prezantoi gjetjet e Raportit për gjendjen e cilësisë së ajrit dhe hartëzimin e ndotësve në komunën e Pejës dhe Gjakovës
U botua gjithashtu një artikull nga BIRN Kosova mbi ndotjen dhe sfidat globale me të cilat ballafaqohet Kosova.
Në ditën e fundit të fushatës, u botua një intervistë me profesorin Hans Shellnbuher, Drejtor i Institutit Postdam. Profesor Schellnhuber shpjegoi sfidat klimatike dhe mënyrat e parandalimit të tyre.