Nëntor 9, 2021 | Tuesday

Vend i lirë pune: Zyrtar i Helpdesk-ut/Asistent i Ngjarjeve, Shtëpia e Evropës në Mitrovicën e Veriut

Me vendndodhje në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut, Shtëpia e Evropës në Kosovë është qendër që ofron informata për Bashkimin Evropian dhe shërben si qendër kulturore dhe hapësirë pune/studimi. Shtëpia e Evropës në Kosovë po e kërkon një person të motivuar me përvojë në administrim të zyrës/menaxhim të ngjarjeve, që t’i bashkohet ekipit të Shtëpisë së Evropës si Zyrtar i Helpdesk-ut/Asistent i Ngjarjeve për një periudhë afatshkurtër gjashtëmujore.

Ky person do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve të përditshme të Shtëpisë së Evropës në Mitrovicën e Veriut, për organizimin e ngjarjeve dhe fushatave, për ofrimin e informatave për vizitorë dhe për korrespondencë me palë të shumta që e shfrytëzojnë objektin.

Përshkrimi i pozitës:

Konkretisht, Zyrtari i Helpdesk-ut/Asistent i Ngjarjeve:

1) do ta zëvendësojë Menaxherin e Ngjarjeve dhe Fushatave kur mungon dhe, rrjedhimisht, do të jetë përgjegjës për të gjitha kërkesat logjistike dhe aspektet praktike të fushatave dhe ngjarjeve të komunikimit, dhe

2) do të jetë pika e parë e kontaktit për të gjithë vizitorët në Shtëpinë e Evropës. Ai/ajo do të kryejë edhe detyra sekretarie, do të merret me korrespondencat dhe do të funksionojë si ekip nën drejtimin e Udhëheqësit dhe Drejtorit të Ekipit të Projektit dhe në bashkëveprim të ngushtë me Zyrën e BE-së.

 Kërkesat e detyrueshme:

Diploma e fakultetit (baçelor ose ekuivalente) në fushën e komunikimit/marketingut ose në ndonjë fushë relevante ose pesë (5) vjet përvojë pune relevante. Kërkohet njohja e gjuhës angleze dhe serbe.

Përvoja profesionale e përgjithshme:

Së paku tri (3) vjet përvojë pune në organizimin e ngjarjeve publike, seminareve, konferencave dhe aktiviteteve të komunikimit (krahas pesë viteve të përvojës profesionale, të cilat përbëjnë zëvendësim për diplomën nëse eksperti/ja nuk e ka diplomën që kërkohet në kuadër të kualifikimeve dhe shkathtësive).

Përvoja profesionale specifike:

Përvoja (të paktën për 6 muaj) si anëtar/e i/e personelit mbështetës (d.m.th. Administrator/e/Helpdesk) në së paku 2 projekte në fushën e komunikimit dhe/ose kontaktimit.

Çfarë ofrojmë?

  • Pagë konkurruese
  • Mundësi për të mësuar për BE-në dhe programet e saj
  • Një shans për ta zgjeruar rrjetin tuaj të njerëzve


Aplikimi

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, luteni ta dërgoni një letër përcjellëse dhe CV-në në jobs@europehouse-kosovo.com para datës 23 nëntor, në orën 18:00.  Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

*Projekti i BE-së për Shërbimet e Komunikimit në Kosovë zbatohet nga Pomilo Blumm srl dhe Koperativa sh.p.k., agjenci këto të njohura të komunikimit në Itali dhe Kosovë përkatësisht, ndërsa financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë. Qëllimi kryesor i projektit është që qytetarëve të Kosovës dhe grupeve specifike të synuara t’u ofrojë informata për BE-në, dhe politikat e programet e saj, ndërsa Zyrës së BE-së në Kosovë t’i ofrojë ndihmë për të kryer aktivitete efikase të komunikimit në terren.