Nëntor 22, 2021 | Monday
Për dy ditë me radhë, gazetarë të fushave të ndryshme në Kosovë kanë ndjekur masterklasin për raportim mjedisor të organizuar nga Shtëpia e Evropës në Kosovë. Gjatë masterklasit, gazetarët kanë pasur mundësinë të mësojnë më shumë rreth rolit të medias në mbrojtjen e mjedisit, teknikave të raportimit të saktë rreth mjedisit, rreth Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së, dhe temave tjera të ndërlidhura me mjedisin.
Masterklasi është mbajtur nga ekspertët mjedisor Pëllumb Gjinolli dhe Kira Taylor.
Pas masterklasit, gazetarët pjesëmarrës patën mundësinë të drekojnë me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë Tomash Sunjog.
Ambasadori Sunjog, së bashku me gazetarët diskutoi për rëndësinë e raportimit dhe informimit të saktë të publikut për çështjet mjedisore, si dhe ndau certifikata për pesë gazetarët pjesëmarrës në masterklasin dy ditor.