Europe Flag about us

Kush jemi ne

E vendosur në qendër të Prishtinës dhe Mitrovicës së Veriut, Shtëpia e Evropës në Kosovë, është një vend ku qytetarët mund të vijnë, të diskutojnë dhe të kërkojnë informata rreth Bashkimit Evropian. Shtëpia e Evropës në Kosovë ofron informata rreth Bashkimit Evropian, institucioneve dhe politikave të saj, rreth granteve dhe projekteve të ndryshme të BE-së në Kosovë, dhe rreth rrugëtimit të Kosovës drejt Integrimit në BE.

Përmes komunikimit me qytetarët e Kosovës në çështjet e ndërlidhura me BE-në, lehtësisht mund të themi se Shtëpia e Evropës në Kosovë shërben si ‘dritare’ për prezencën e BE-së në Kosovë, dhe është qendër e aktiviteteve të ndërlidhura me BE-në.

Të dy qendrat ofrojnë

Një kënd pritjeje, ku mund të pyesni për informacione të ndryshme lidhur me BE-në dhe Qendrën:

Publikime falas rreth BE-së;

Kënd revistash ku qytetarët mund të kënaqen duke lexuar revista të ndryshme javore Evropiane;

Një mini-bibliotekë ku mund të gjeni libra, artikuj dhe publikime lidhur me çështjet e BE-së;

Kënd interneti me tre kompjuterë;

Dhomë konference e cila mund të presë/akomodojë deri në 50 persona;

Një dhomë të vogël takimesh e cila mund të akomodojë deri në 10 persona (EUICC Prishtinë);

Hapësira e eventeve e cila mund të akomodojë deri në 100 persona në këmbë;

Transmetim direkt i Evropës përmes satelitit (EBS) dhe Euronews-it;

Ligjërata, debate publike dhe prezantime mbi tema lidhur me BE-në. Këto aktivitete synojnë të rrisin vetëdijen publike dhe njohuritë, veçanërisht duke targetuar të rinjtë, në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara mbi koston dhe përfitimet e procesit të integrimit në BE;

Aktivitete kulturore të tilla si: ekspozita arti, shfaqje filmash dhe aktivitete të tjera kulturore të lidhura me BE-në.

Ekipi Ynë

Achieve-best-in-class-KPIs

Arianit Dedi

Udhëheqes Ekipi adedi@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Dori Basha

Zv. Udhëheqëse Ekipi dbasha@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Diellza Olluri

Backstopping - Drejtore e Projektit - Koperativa Agency LLC dolluri@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Luan Ibraj

Analist i mediave libraj@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Samir Karahoda

Ekspert Audio-Visual skarahoda@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Arbër Gjoni

Ekspert Audio-Visual agjoni@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Aurela Kadriu

Autore e Publikimeve akadriu@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Vedat Shehu

Menaxher i Ngjarjeve & Fushatave vshehu@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Jovana Timotijević

Menaxhere e Ngjarjeve & Fushatave jtimotijevic@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Rreze Hoxha

Menaxhere e Përmbajtjes Online rrhoxha@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Genta Shabani

Dizajnere Grafike gshabani@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Enes Salaji

Zyrtar Ndihmës / Administrator i Qendrës Prishtinë esalaji@europehouse-kosovo.com
Achieve-best-in-class-KPIs

Vida Vučetić

Zyrtare Ndihmëse / Administratore e Qendrës Mitrovicë e Veriut vvucetic@europehouse-kosovo.com