Maj 31, 2017 | Wednesday

AKTIVITETET E DITËS SË EVROPËS

image2

Programi i Ditës së Evropës filloi me Recitalin e Piano Duetit të performuar nga dueti virtuoz ARIADITA me 8 Maj në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Dy pianiste të jashtëzakonshme, Ardita Statovci dhe Ariane Haering, performuan repertorin e tyre në prani të audiencës Kosovare. (Foto Burimi: Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE)

image11

 

Aktivitetet e Ditës së Evropës përfshinë një ekspozitë të librave lidhur me BE-në të cilat ishin të punuara me dorë nga fëmijët e Gjakovës gjatë një punëtorie tre ditore të udhëhequr nga OJQ “Education Comes First” (Arsimi në Radhë të Parë). Ngjarja e pritjes për librat ishte bërë nga Udhëheqësja e EULEX-it, Znj. Alexandra Papadopoulou, dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Znj. Mimoza Ahmetaj, të cilat e përshëndetën këtë nismë kreative nga nxënësit e Gjakovës. (Foto Burimi: Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE).

image5 image8 image3 image10

Aktivitetet në sheshin e Prishtinës – ‘Takohu me familjen Evropiane’ ishte një atraksion tjetër i Ditës së Evropës me nëntë ambasada të shteteve anëtare, Ministrinë e Integrimit Evropian, EULEX-in dhe Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, të cilat ishin të pranishme me kabinat e tyre në Sheshin Zahir Pajaziti, dhe ofronin informata lidhur me vendet e tyre përkatëse dhe ekspozonin publikime me përmbajtje nga BE. Brass Orchestra performoi përgjatë sheshit të BE-së për disponimin e vizitorëve. (Foto Burimi: Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE).

image4 image12

Në Ditën e Evropës, autobusi interaktiv ‘Mësimi përmes Lojës’ u nis për t’i përfshirë të rinjtë nga Prizreni, Graqanica dhe Prishtina, duke ofruar lojëra zbavitëse grupore dhe sfida argëtuese, dhe në të njëjtën kohë duke ofruar informata lidhur me BE-në. Ky aktivitet ishte organizuar në partneritet me Muzeun Kombëtar të Kosovës dhe kishte për qëllim t’i ofrojë fëmijëve mundësinë për të mësuar lidhur me BE-në përmes lojërave dhe kuizeve të dizajnuara specifikisht për nxënës. Në mesin e lojërave të ndryshme, fëmijëve u dha mundësia të vizatojnë hartat e shteteve anëtare të BE-së, të ngjyrosin flamujt e BE-së, të shkruajnë ese të shkurta, dhe të krijojnë drama të shkurta teatrale me kostume.

image1 image13

Dy grupe të artistëve vizuel nga Prishtina dhe Mitrovica Veriore krijuan dy murale me temën e arsimit në të dyja qytetet. Murali në Prishtinë ishte vendosur në fasadën e Fakultetit të Arteve, ndërsa ai në Mitrovicën Veriore ishte pikturuar nga Vuk Gjuriq, Dunja Veljkoviq dhe Stefan Stevanoviq, të gjithë studentë të Fakultetit të Arteve, dhe dekoronte rrugën kryesore të qytetit. (Foto Burimi: Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE)

image9

Aktivitetet e organizuara nga EUICC në Mitrovicën Veriore përfshinë një punëtori arti me më të rinjtë e Mitrovicës, të cilët treguan anën e tyre kreative nën udhëheqjen e një artisti vendor. Në punëtorinë Ngjyrat e BE-së morën pjesë 20 fëmijë. (Foto Burimi: Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE).

image6

Festimet e Ditës së Evropës në Mitrovicën Veriore përfunduan me një koncert nga një prej grupeve më të popullarizuara të rokut elektronik nga Beogradi, Vroom. Duke i incizuar pesë albume deri tani, Vroom ka marr brohoritje kritike të pakontestueshme, ndërsa hitet e tyre single kanë arritur majat e listave të top dhjetësheve të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. (Foto Burimi: Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE).