Tetor 3, 2019 | Thursday

Alketa Xhafa Mripa, e ftuara e radhës në Bisedën Inspiruese

Me datë 8 tetor, në Europe House në Prishtinë në kuadër të Bisedës Inspiruese vjen Alketa Xhafa Mripa – artiste e njohur nga Prishtina.

Alketa Xhafa Mripa jeton në Londër, atje ku edhe punon dhe krijon konceptet e artit të saj të fuqishëm, që lidhet me historinë, me kujtesën, me aspektin gjinor, me anë të pikturës, fotografisë dhe artit të mediumeve të ndryshme. Punët e saj artistike janë ekspozuar në Berlin, Londër, Lisbonë, Prishtinë, Paris e Beograd.

Instalacionet e saj zgjojnë gjithmonë debat. Një prej tyre – ‘Mendoj për ty’ ishte një temë e fuqishme diskutimi rreth grave viktima të dhunimit.

Ju ftojmë në këtë Bisedë Inspiruese të BE-së, me 8 tetor.