Maj 22, 2020 | Friday

Ambasadorja Apostolova bën thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara

Ambasadorja Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, i është bashkuar fushatës së UNICEF-it në Kosovë duke bërë thirrje për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara/nevoja të posaçme.

Fushata përfshin palë të ndryshme të interesit dhe protagonistë të ndryshëm nga Kosova, të cilët avokojnë për përfshirjen dhe integrimin e personave me aftësi të kufizuara dhe nevoja të posaçme në rrjedhën e jetës normale në Kosovë.