Maj 24, 2019 | Friday

Ambasadorja Apostolova dhe Shefat e Misioneve vizituan kompaninë ‘Biopak’ në Rahovec

Me datë 23 maj, Ambasadorja Nataliya Apostolova – Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, bashkë me Ambasadorët e shteteve tjera anëtare të BE-së në Kosovë vizituan verarinë “BIOPAK” në Rahovec.

Vizita ishte pjesë e aktiviteteve në kuadër të Fushatës për Zhvillim Ekonomik e cila momentalisht po ndodhë në Kosovë. Kjo është fushata e tretë e BE-së në Kosovë pas atyre për mjedisin dhe arsimin, të cilat ndodhën vitin e kaluar.

Apostolova u shoqërua në këtë vizitë edhe nga kryetari i Rahovecit – Smajl Latifi, duke qenë kësisoj dëshmitarë të investimit që ka bërë BE në verarinë e Kosovë.

Ndihma e Bashkimit Evropian ka shkuar edhe për Stone Castle dhe për Bodrumin e Vjetër.