Nëntor 20, 2019 | Wednesday

Ambasadorja Apostolova shënoi Ditën Botërore të Fëmijëve, 20 nëntorin

Ambasadorja Apostolova shënoi Ditën Botërore të Fëmijëve, 20 Nëntorin, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Institucionet duhet të punojnë më shumë për të mbrojtur dhe për të promovuar të drejtat e fëmijëve, të drejta elementare njerëzore” tha Ambasadorja gjatë ngjarjes.

Ngjarja e përvitshme u organizua si bashkëpunim mes Europe House dhe UNICEF Kosovo Programme, ngjarje e cila sjellë fëmijë nga të gjitha komunitetet në Kosovë në zemër të Prishtinës, për të festuar të drejtat e tyre dhe për të kujtuar edhe një herë rëndësinë e rritjes së shëndetshme të tyre.