Tetor 19, 2021 | Tuesday
Ambasadori i BE-së Tomash Sunjog ia dorëzoi zyrtarisht presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës, Pakon e Zgjerimit 2021, dukë përfshirë Raportin e Kosovës.
Raporti paraqet një pasqyrë të progresit të arritur dhe sfidave të hasura, dhe parashtron rekomandime për reformat e ndërlidhura me BE-në. Mbulon kriteret politike, sundimin e ligjit, kriteret ekonomike, bashkëpunimin rajonal dhe të tjera.
Më pas, Ambasadori Sunjog dhe kryeministri Kurti mbajtën një konferencë të përbashkët për medie.
Ambasadori Sunjog gjithashtu ishte i pranishëm në emisionin televiziv “Debat Plus” në TV Dukagjini, ku dha një intervistë pas publikimit të Raportit të Kosovës.