Janar 28, 2019 | Monday
Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Mitrovicë të Veriut organizoi një masterklasë me Miljana Dunderin. Folësja u fokusua në trajtimin e aktivizmit qytetar në artin bashkëkohor në Kosovë.
Miljana tregoi gjatë masterklasës shembujt më të mirë kur artistët në Kosovë dhe ata jashtë Kosovës kanë ndihmuar në aktivizëm qytetar. Diskutimi poashtu solli edhe aftësinë e aktivizmit artistik për të organizuar protesta apo edhe për të dalë jashtë korrnizave, duke ndihmuar kësisoj edhe përparimin e vendit dhe adresimin e çështjeve të rëndësishme.
Dunderin është drejtoreshë artistike e qendrës kulturore AQUARIUS, drejtoreshë e shkollës ‘Little Atelier’ dhe redaktore e North City Jazz dhe Blues Festival.
Me më shumë se 13 ekspozita personale dhe 50 ekspozita grupore, Miljana mbetet ndër artistet më të mira në Mitrovicën e Veriut.