Gusht 20, 2020 | Thursday

‘Artistët në Karantinë’ – Artan Hajrullahu

‘Vepra ime është e ndërlidhur ngushtë me imazhet e një jete të zakonshme, zhytur në një imagjinatë fëmijërore. Përshkrimi narrativ nga përditshmëria dhe kujtimet nga e kaluara e fëmijërisë janë një reflektim në punën time në këtë kohë të ‘emergjencës shëndetësore’. Në këtë rast, ‘Vizatimet’, përshkruajnë skena narrative ku marrëdhëniet mes qenieve njerëzore dhe objekteve shtëpiake e tregojnë një histori poetike’ – Artan Hajrullahu

Hajrullahu është pjesëmarrës në ekspozitën virtuale ‘Artistët në Karantinë’ e cila është hapur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë. Mos e humbni këtë ekspozitë: https://bit.ly/2Y5oA7J ⬇️